Në një ceremoni solemne shënohet përfundimi i “Kampit Veror 2017″

Në një ceremoni solemne në Qendrën Trajnuese “Pepelishtë” sot u përmbyll projekti i tetë ndërkombëtar i arsimit të lartë për siguri dhe mbrojtje “Kampit Veror 2017“.

Pas mbylljes, zëvendës ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti theksoi se Kampi i Verës paraqet një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit në rajon dhe më gjerë në fushën e arsimit ushtarak dhe mbrojtjes. “Të gjitha vendet pjesëmarrëse janë partnerë tanë afatgjatë të cilët janë të angazhuar në zhvillimin e stafit cilësor të gatshëm për të investuar në brezat e ardhshëm të oficerëve”, tha zëvendësministri Maksuti dhe shtoi se me këtë projekt Republika e Maqedonisë edhe një herë tregoi se ajo është e përkushtuar fuqishëm në procesin e ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme për sfidat e reja të sigurisë.

Zëvendës ministri theksoi se këtë vit Kampi Veror kishte tema interesante dhe program të pasur Sidomos në fokus ishte kriza e migrantëve dhe përgjigja ushtarake ndërkombëtare, ndërsa kampusi i është kushtuar 100-vjetorit të betejës në Dojran në Luftën e Parë Botërore. “Këtë vit Kampin Veror ndryshonte nga ato të mëparshmet me atë se fokusi ishte vënë në elaborimin akademik të temave të ndryshme, por me të njëjtin qëllim – krijimin e një rrjeti të fuqishëm të punonjësve të ardhshëm dhe përgatitjen e tyre për ndërveprim dhe bashkëpunim në të ardhmen “, tha zëvendës ministri.

„Të mësoni intensivisht dhe të punoni me ndershmëri dhe përkushtim. Arsimi i lartë i çdo të riu paraqet një periudhë të paharrueshme kushtuar përvetësimit të njohurive dhe aftësive më bashkëkohore dhe krijimin e miqësive të reja afatgjate. Njohuritë dhe aftësitë tuaja të larta ushtarak, aftësitë tuaja udhëhëse, kreativiteti, guximi, etika dhe integriteti janë të nevojshme për forcat kombëtare të armatosura dhe të sigurisë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar. Shkollimi juaj në të njëjtat banka, në të njëjtët poligonë trajnimi, miqësitë e përbashkëta reciproke janë një investim për besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë në NATO dhe BE “, i porositi zëvendës ministri kadetët pjesëmarrës në Kampin Veror.

„Kampi Veror 2017 “u zhvillua nga 27 qershori, dhe pjesë e saj ishin 116 kadetë nga 12 vende dhe studentë nga universitetet në vend. Shumica e vendeve pjesëmarrëse janë shtete udhëheqëse anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Norvegjinë, Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë, Bullgarinë, Shqipërinë, Malin e Zi, si dhe vende nga rajoni si Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia, si nikoqire.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail