Shekerinska në Uashington: Jemi këtu për të siguruar mbështetje për ratifikim të përshpejtuar të Protokollit për Anëtarësim të NATO

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në ditën e parë të vizitës së punës në SHBA u takua me përfaqësues të Pentagonit, morri pjesë në Konferencën për Ndërtim të Integritetit të NATO-s dhe mbajti ligjeratë në Universitetin prestigjioz të Mbrojtjes Kombëtare. “Qëllimi i vizitës është të sigurojë mbështetje për përshpejtimin e procesit të ratifikimit të Protokollit për Anëtarësim,” tha ministrja.

„Në vitin e kaluar kemi arritur të sigurojmë qëllimet tona strategjike, të marrim ftesën për anëtarësim në NATO, të përfundojmë bisedimet e pranimit, të fitojmë Protokollin e Anëtarësimit të nënshkruar. Tani është e nevojshme, me të njëjtin përqendrim, energji dhe angazhim të tregojmë rezultatet e brendshme, por gjithashtu të sigurojmë ratifikimin e shpejtë të Protokollit. Objektivi kryesor që ne kemi gjatë vizitës në Uashington është pikërisht kjo, të sigurojmë dhe vazhdojmë dialogun me përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, por edhe për t’u takuar me senatorë, kongresmenë dhe personalitete me ndikim dhe “think-tank-e” që mund të përshpejtojnë dhe lehtësojnë procesin e ratifikimit, “tha Shekerinska në Uashington.

Në Konferencën për Ndërtim të  Integriteti, që mbahet nën moton “Ndërtimi institucioneve të forta dhe rezistente për të forcuar partneritetin tonë”, në panel me  Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë – ambasadorin Alejandro Alvargonzalez, Shekerinska diskutoi sfidat që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në fushën e mbrojtjes. “Kjo është një shenjë shumë pozitive që, pikërisht në këtë temë, NATO na ftoi për të folur në lidhje me politikat e nevojshme për të ndërtuar integritetin në politikat shtetërore dhe të mbrojtjes që krijojnë besim tek qytetarët. Sipas studimeve të sektorit civil, Ministria e Mbrojtjes për një vit bërë kërcim të madh dhe ndodhet në mesin e tri institucioneve kryesore në vend nga ana e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit, që është prova më e mirë e suksesit të reformave dhe mënyra më efektive për të luftuar korrupsionin”, tha ministrja.

Konferenca për Ndërtim të Integritetit e NATO-s është një ngjarje e rregullt që zhvillohet çdo dy vjet, ku përfaqësuesit e lartë të shteteve anëtare dhe partnerëve të NATO-s, OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve shkëmbejnë pikëpamjet mbi praktikat më të mira në luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të integritetit të institucioneve.

Në margjinat e Konferencës Shekerinska pati një takim të shkurtër me ambasadorin Alvarzonzale, ku ai ripohoi mbështetjen për anëtarësimin e plotë të vendit dhe shprehu shpresën për ratifikimin më të shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit.

Ministrja Shekerinska mbajti fjalim edhe në Universitetin prestigjioz të Sigurisë Kombëtare në temë “Republika e Maqedonisë së Veriut në NATO – avancimi i sigurisë në Ballkan”, ku foli për hapat përpara në procesin e integrimit, kontributin në stabilitetin rajonal dhe ndikimin ekonomik nga anëtarësimi në NATO. Ajo theksoi se progresi është rezultat i lidershipit të fortë të Qeverisë, e cila arriti të mbyll çështjet e pazgjidhura me fqinjët e saj dhe të zbatojë reformat. Ministrja para të pranishmive student, komunitetit akademik dhe përfaqësuesve të organizatave “think-tank”, u përgj pyetjeve që lidhen me stabilitetin rajonal dhe rolin e Maqedonisë së Veriut si një eksportues i stabilitetit dhe lider i ndryshimeve pozitive në rajon.

Para fjalimit, ministrja Shekerinska u takua edhe me presidentin e Universitetit – vice admiralin Fric Roeg, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e frytshëm në fushën e arsimit të mbrojtjes dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm në fushën e sigurisë kibernetike.

Me ftesë të Shefit të Byrosë Kombëtare të Gardës Amerikane, gjeneralit Xhozef L. Lengejl, Shekerinska e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Vasko Gjurçinovski, morri pjesë në pritjen me rastin e partneritetin strategjik të Armatës sonë me Gardën Kombëtare të Vermontit. Pritja, ku morën pjesë vizitorë të rëndësishëm nga Garda Kombëtare e Vermontit, Pentagoni dhe Kolegji i Sigurisë Kombëtare u riafirmua mbështetja e fuqishme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe për ratifikimin më të shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail