Ministrja Shekerinska në takime në Ministrinë e Mbrojtjes të Austrisë

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot realizoi një vizitë zyrtare në Austri me ç’rast u takua me përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes.

Nikoqiri i vizitës ishte Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Federale të Mbrojtjes, Wolfgang Baumann.

Shekerinska falënderoi mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri, si dhe për përpjekjet e Austrisë për të zgjeruar BE-në me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Shekerinska dhe nikoqiri i saj nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi që do të lejojë që një numër i kadetëve nga vendi ynë të arsimohen në Akademinë në Austri.

Shekerinska shprehu kënaqësi se kadetët tanë nga Akademia Ushtarake kanë ndjekur mësimet në Akademinë Ushtarake në Vjenë dhe shtoi se edukimi i liderëve ushtarakë për ne është jashtëzakonisht i rëndësishëm si një vend që është në fazën e forcimit të personelit, infrastrukturës dhe modernizimit të kapaciteteve të mbrojtjes.

Si pjesë e vizitës së saj në Austri, ministrja e mbrojtjes vizitoi edhe Akademinë Ushtarake Teresiane, e cila është një nga akademitë më të vjetra ushtarake në botë, me të cilën bashkëpunon Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake në trajnimin dhe edukimin e personelit ushtarak.

Shekerinska do të mbajë një ligjeratë në Akademinë Kombëtare të Mbrojtjes të Austrisë me temën “Maqedonia Veriore – një histori e suksesshme ballkanike”, me ç’rast do të përgjigjet në pyetje nga të pranishmit lidhur me politikat dhe gjendjen aktuale në vend.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail