Ministrja Shekerinska për vizitë në Qendrën për Trajnimin e Pilotëve: Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e ardhshme e NATO-s dëshmon se ka cilësi dhe dituri që mund t’ua ofrojë aleatëve

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot bashkë me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vojcieh Ticinjski vizitoi Qendrën për Trajnimin e Pilotëve në kazermën „Strasho Pinxhur“ në Petrovec.

Gjatë vizitës së sotme të Qendrës, ministrja Shekerinska dhe ambasadori Ticinjski patën mundësi të ndjekin fillimin e trajnimit të brezit të ri të nëntë të kandidatëve për pilotë ushtarak, si dhe trajnimin për pilotët ushtarak polak të cilët stërviten në simulatorin MI24.

Ministrja Shekerinska në një deklarata për mediat shpalosi dy lajme të mira:

„Lajmi i parë i mirë është se grupi i ri i kadetëve të cilët përgatiten për t’u bërë pilotë ka filluar me trajnimin dhe për herë të parë pas kaq vitesh së funksionimit të Qendrës për Trajnimin e Pilotëve kemi zgjidhur një nga problemet e tyre ekzistenciale, e kjo nënkupton se përderisa janë duke u shkolluar, ata do të marrin rrogë. Shpresojmë që kjo fillimisht do t’ua përmirësojë jetën, do t’ua ris cilësinë e arsimimit, por gjithashtu do të nxis edhe të tjerët më lehtë t’i bashkohen këtij procesit.
Lajmi i dytë i mirë është se Qendra e Trajnimit të Pilotëve ka fituar një reputacion ndërkombëtar dhe unë jam e kënaqur që sot dhe në këto gjashtë javë, pothuajse 60 pilotë të ushtrisë polake do të marrin trajnime në simulatorë në Qendrën tonë për Trajnimin e Pilotëve. Gjithashtu, në periudhën që e ardhsme 30 pilotët të tjerë të ushtrisë bullgare do të bëjnë të njëjtën gjë dhe kjo tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e ardhshme e NATO-s tashmë ka cilësi dhe diturinë që mund t’ua ofrojë Aleatëve,” tha Shekerinska.

Shekerinska u bëri thirrje të rinjve me interes për këtë profesion që të aplikojnë në konkursin e tetorit.

„Tashmë në fillim të tetorit po fillojmë një konkurs të ri dhe me të vërtetë u bëj thirrje të gjithë të rinjve që kanë pasion, të cilëve fluturimi iu duket një profesion atraktiv, të aplikojnë, të kalojnë ndoshta testet e vështira, por të kenë kënaqësinë të jenë pjesë e njërës nga njësitë elitare në Armatën tonë ”, tha ministrja.

Ambasadori polak Vojcieh Ticinjski tha se bashkëpunimi i mbrojtjes midis dy vendeve është intensiv dhe po zhvillohet. Në Qendrën e Trajnimit të Pilotëve ai pati mundësinë të ndiqte dimensionin praktik dhe trainimin e pilotëve ushtarakë polak.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail