Shekerinska më Negotinë: Rruga e re Krivollak-Pepelishtë nënkupton infrastrukturë më të mirë për Armatën dhe kushte më të mira për banorët vendor

„Anëtarësimi në NATO nënkupton standarde më të larta në çdo pjesë të punës së Armatës dhe Mbrojtjes. Sot jemi këtu për të parë se si funksionon një projekt tipik i suksesshëm i bashkëpunimit civilo-ushtarak”, tha ministrja Radmilla Shekerinska, e cila së bashku me kryetarin e Negotinës Toni Delkov inspektuan ndërtimin e rrugës ndërmjet fshatit dhe poligonit Krivollak dhe Pepelishtë.

„Vitin e kaluar njoftuam se me fondet e Ministrisë së Mbrojtjes do të sigurojmë para për komunën e Negotinës që të mund të investojë në infrastrukturë më të mirë rrugore që do të lidh poligonin “Krivollak” me fshatin Krivollak, por edhe fshatin Krivollak me Pepelishtën. “E di se shumë njerëz në këto vendbanime nuk besuan se do të kalonim nga fjalët në vepra, por sot jemi këtu për të treguar se ajo që premtuam vitin e kaluar po realizohet dhe do të jetë gati në muajt e ardhshëm.”

Ministrja Shekerinska theksoi se këtë herë bëhet përmirësimi i infrastrukturës për Armatën, por mbi të gjitha është një shans që qytetarët në vendbanimet përreth të jetojnë në kushte më të mira dhe të lidhen më mirë. Ajo shtoi se anëtarësimi në NATO nënkupton standarde më të larta në çdo pjesë të punës, përfshirë bashkëpunimin civilo-ushtarak.

Ne llogarisim në zhvillimin e kapaciteteteve të Krivollakut, tha ministrja, duke shtuar se sa herë që organizohet një ngjarje siç është stërvitja e madhe ushtarake e vitit të kaluar në Krivollak, do të merret në konsideratë si popullata lokale ashtu edhe komuniteti lokal dhe infrastruktura lokale. Nga zhvillimi i poligonit ushtarak të Krivollakut si një resurs i NATO-s do të përfitojnë edhe banorët e kësaj zone.

“Në këtë mënyrë, do t’u tregojmë të gjithë qytetarëve në Negotinë dhe rrethin e Negotinës se avantazhi i tyre është se kanë poligonin Krivollak dhe se mund të llogarisin në mbështetjen e Armatës dhe mbështetjen që ne e marrim nga NATO”, tha ministrja.

Kryetari i Komunës së Negotinës, Toni Delkov, theksoi se kjo rrugë është thelbësore për Armatën.Me këtë rrugë prej 6 km, ne zgjidhim një problem kryesor si për qytetarët, ashtu edhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

Rruga rajonale midis fshatit Krivollak dhe poligonit ushtarak, si dhe nga poligoni për në Pepelishtë është e gjatë 6 km, ndërsa Ministria e Mbrojtjes vitin e kaluar ndau 34 milion denarë për ndërtimin e saj.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail