Shekerinska nga Komanda e Operacioneve në Kumanovë: Jemi të nderuar që në vitin që u bëmë anëtarë të NATO-s bëhemi edhe vendi nikoqir i Brigadës së Evropës Juglindore

“Sot vizitojmë Komandën e Operacioneve të Armatës sonë përpara ndërtesës që do të jetë selia e Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG). “Nga shtatori, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nikoqire e kësaj brigade, e cila është një nga iniciativat më të forta rajonale, dhe për gjashtë vjet praktikisht do të jemi nikoqir i gjithë kësaj komande, ku presim rreth 40 anëtarë të forcave të armatosura nga vendet anëtare dhe më shumë se 10 pjesëtarë tanë”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Kumanovë.
Шекеринска посочи дека за оваа намена се адаптира зграда во касарнатата која 6 години ќе биде центар на сите регионални иницијативи и регионална соработка.
“Brigada është një nismë që bashkon gjashtë shtete dhe është lançuar pikërisht në Shkup në vitin 1999, por kjo është hera e parë që ne të jemi nikoqir të brigadës dhe në këtë moment praktikisht të gjitha shtetet anëtare janë tashmë anëtare të NATO-s. Kështu që, në vitin që bëhemi anëtarë të NATO-s, ne po jemi nikoqir i kësaj nisme të rëndësishme rajonale dhe presim që të gjitha përgatitjet për Komandën të përfundojnë në qershor, në mënyrë që të zyrtarizojmë fillimin e mandatit tonë si nikoqir i Brigadës së Evropës Juglindore”, tha ministrja.
Ajo theksoi se për momentin janë duke u zhvilluar 4 rindërtime kryesore të objekteve në Armatë, së bashku me disa projekte për modernizimin e ujësjellësit dhe aktivitete të tjera shoqëruese në objektet e ushtarake.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një nga një të gjitha objektet e ushtrisë që janë të vjetra për shkak të natyrës së punës, të sjellim në gjendje të mirë dhe cilësore për punë për pjesëtarët e Armatës. Aktualisht, ky projekt rinovimi është duke u zhvilluar, si dhe tre objekte tjera që po i rikonstruktojmë në kazermat e Ilindenit. Përveç kësaj, është kah fundi projekti për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit në Shtip dhe fillojmë një projekt të ri në kazermat në Prilep”, tha mnistrja Shekerinska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail