Shekerinska në Bruksel: Muajin tjetër, misioni i Maqedonisë së Veriut zhvendoset në selinë e NATO-s

„Pjesëmarrja jonë në takimet e Aleancës ishte pjesëmarrja e një anëtari të NATO-s, i cili ka treguar se përparimi i shpejtë është i mundur, se është e mundur të respektohen planet dhe premtimet e bëra”, tha ministrja Shekerinska në ditën e dytë të mbledhjeve të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Ajo e bëri deklaratën para ambienteve të reja për misionin e Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s.

„Pas meje janë hapësirat tona si një shtet anëtar i NATO-s, dhe ne presim që përgatitjet themelore për misionin tonë këtu të përfundojnë deri në gjysmën e dytë të marsit. Kjo do të thotë që misioni ynë, si politik, ashtu edhe ai mbrojtës, do të jetë fjalë për fjalë pjesë e selisë së NATO-s, ashtu si ne, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të jemi pjesë zyrtare e Aleancës “, tha ministrja Shekerinska.

Para takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, ministrja u takua me ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga Turqia miqësore për anëtarësimin në NATO.

„ Bashkëpunimi ynë i dëshmuar nga partnerë është rritur në aleatë, “tha ministrja.

Ministri Akar tha që të dy vendet kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta, miqësore dhe se mbështetja dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë në një nivel të lartë, si në mënyrë bilaterale ashtu edhe në atë të NATO-s. Ky bashkëpunim, tha ai, është një përfitim për të dy vendet.

Takimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivelin e ministrave të mbrojtjes sot iu kushtuan buxhetimit të mbrojtjes, si dhe misionit të NATO-s në Afganistan, “Mbështetje e Vendosur“.

Në takimin për buxhetimin e mbrojtjes, ministrja vuri në dukje se shpenzimet për mbrojtje janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2017 dhe se këtë vit buxheti pothuajse është dyfishuar në krahasim me buxhetin e vitit 2017. Maqedonia e Veriut, tha ai, është e angazhuar të përmbushë rekomandimin e NATO-s për të alokuar dy përqind të PBV-së për mbrojtjen, e cila tashmë ka një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në aftësitë mbrojtëse të vendit, dhe me këtë edhe për Aleancën e NATO-s.

Në takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe partnerëve që marrin pjesë në misionin “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan, ministrja tha se vendi mbetet i përkushtuar për qëllimin kryesor të këtij misioni – Afganistanin paqësor, të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Në margjinat e takimeve të Brukselit, ministrja Shekerinska zhvilloi sot një drekë pune me ministrat e mbrojtjes të Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Bullgarisë, duke falënderuar për mbështetjen nga vendet e rajonit në procesin e anëtarësimit të plotë të vendit në Aleancë. Ministrat e mbrojtjes porositën se rajoni ka kapacitet të jetë një eksportues i paqes dhe stabilitetit, se vendet e dijnë se si të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në sigurinë kolektive të rajonit euro-atlantik.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail