Shekerinska në Bruksel në takimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut, – disa ditë e ndajnë Maqedoninë e Veriut deri në anëtarësimin e plotë në Aleancë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në Bruksel merr pjesë në takimin e Këshillit të atlantikut të Veriut, bashkë me ministrant e mbrojtjes me inistrat e mbrojtjes të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Në deklaratë për media ministrja tha se vendi ynë për herë të fundit merr pjesë si i ftuar për anëtarësim në NATO, ndërsa tashmë në takimin e ardhshëm do të jetë anëtare e plotë e NATO-s, sepse nga anëtarësimi i plotë na ndajnë vetëm disa ditë.

„ NATO do të thotë ritëm i shpejtë – në të njëjtën ditë fillon mbledhja e ministrave të mbrojtjes së Aleancës, ditën kur u shpall zyrtarisht ligji i ratifikimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke shënuar anëtarësimin tonë në NATO dhe ditën kur morëm lajmin se Kuvendi spanjoll praktikisht ka miratuar një rrugë të përshpejtuar për të ratifikuar protokollin tonë,” tha ministrja Shekerinska, duke shtuar se anëtarësimi ynë në NATO është vërtetë çështje ditësh, jo javësh apo muajsh.

Shekerinska tha se takimi i sotëm tregon se ne nuk jemi më temë diskutimi në tryezë, por jemi anëtar i tryezës dhe se vendimi dhe pozicioni ynë vlerësohen, respektohen dhe ndikon në vendimet e marra nga Aleanca.

Ministrja gjithashtu informoi se në Bruksel do të takohet me disa kolegë – ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s, ndërsa me ministrin britanik Ben Uollis do të nënshkruhet Marrëveshja e re e Bashkëpunimit në Mbrojtje.

„Me këtë marrëveshje të re të bashkëpunimit në mbrojtje me Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi duke ridefinuar fjalë për fjalë marrëdhëniet tona, sepse tashmë trajtohemi si anëtarë të Aleancës dhe bashkëpunimi ynë mbrojtës do të jetë bashkëpunimi mbrojtës i dy vendeve aleate,” theksoi ministri.

„ Rruga jonë drejt NATO-s ka qenë vërtet e gjatë, këto janë hapat e fundit dhe ne po hyjmë me një hap të sigurt,” tha ministrja.

Në seancën e sotme të Këshillit, ministrat e mbrojtjes të NATO-s diskutojnë sfidat globale të sigurisë, si dhe zhvillimin e misioneve dhe operacioneve të NATO-s në nivel global.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail