Shekerinska: VMRO-DPMNE vazhdon të funksionojë me gënjeshtrat në vend që të ndihmojë në krizën

„Drejtpërdrejtë demantoj gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së. Dua t’ju bëj thirje të ndalen së gënjyeri sepse gënjeshtrat as nuk do ta fshehin turpin e tyre për qëndrimin e pandershëm ndaj krizës, e as nuk do ta fshehin turpin e tyre që ata na kanë mbajtur të ngrirë për 11 vjet, ndërsa ne kemi treguar se në dy vjet e gjysmë mundemi të fitojmë anëtarësimin në NATO dhe gjithashtu të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Është gënjeshtër që dikush, veçanërisht unë, gjatë javës së kaluar, imagjinoni, të kem qenë në udhëtime zyrtare dhe të shpenzoj para të shtetit për udhëtime dhe përfaqësime. Merrni me mend kjo është e njëjta javë kur aeroporti i Shkupit ishte kryesisht i mbyllur. Është e njëjta javë kur çdo qytetar i dashamirë dhe madje edhe keqdashës që ulet në Facebook, nëse klikon, do të shohë që unë, si kolegët e mi të tjerë, jam e pranishme në seli çdo ditë dhe çdo ditë në mbledhje të qeverisë”, tha zëvendëskryeministrja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në reagimin e sotëm ndaj konferencës për shtyp të Igor Janushev nga VMRO DPMNE.

J’ua përcjellim deklaratën e ministres në tërësi:

„Më lejoni të filloj me një urim, urim për të gjithë qytetarët tanë, për lajmet e bukura dhe suksesin e madh që marrim tani pasi përfundoi procesi i ratifikimit të anëtarësimit tonë në NATO.

Vendimi i sotëm nga vendet anëtare të BE-së për të filluar negociatat me ne është një konfirmim që këtë javë do të kemi me të vërtetë dy vendime historike për të gjithë ne dhe atdheun tonë, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave në BE.

Më lejoni gjithashtu të shpreh kënaqësinë time personale që kam marrë pjesë në këto dy procese të suksesshme dhe se kam marrë pjesë në dy episodet kryesore në rrugën tonë evropiane, siç është viti 2005, marrja e statusit të kandidatit, dhe sot – fillimi i negociatave me BE.

Ishte gjithashtu një nder dhe privilegj për të uruar të gjithë ata që kanë ndihmuar të paktën në një pjesë të vogël të punës së bërë që ky proces të përmbyllet.

Kjo është një javë me dy suksese të mëdha, por për fat të keq kjo është gjithashtu një javë krizash të mëdha në vend dhe në mbarë botën. Një krizë me të cilën përballet i gjithë njerëzimit, por edhe një krizë me të cilën përballen të gjithë qytetarëve tanë.

Gjithçka po ndryshon me shpejtësinë e dritës – ndryshojnë problemet, ndryshojnë sfidat, ja tani falë Zotit edhe sukseset, megjithatë edhe në sukses edhe në krizë një gjë mbetet e njëjtë – dhe kjo është se VMRO DPMNE vazhdon në vend të ndihmës e në vend të lavdërimeve të punojë vetëm me gënjeshtra.

Ata, as nuk ndihmojnë me krizën, as urojnë apo të gëzohen për suksesin. Në momente kur ne po zhvillojmë një betejën luani, vërtetë një betejë luani me virusin korona, në të njëjtën kohë kur regjistrojmë sukseset më të mëdha për çështjet strategjike të vendit tonë, opozita po përpiqet të harxhojë kohën tonë me gënjeshtra. Dhe, prandaj shpresoj që për herë të fundit ndaj disa minuta me këtë deklaratë, sepse me të vërtetë është e mjaftë.

Dua t’u thirrje të ndalen së gënjyeri sepse gënjeshtrat as nuk do ta fshehin turpin e tyre për qëndrimin e pandershëm ndaj krizës, as do të fshehin turpin e tyre që ata na kanë mbajtur të ngrirë për 11 vjet, përderisa ne kemi treguar se në dy vjet e gjysmë mundemi të fitojmë edhe anëtarësimin në NATO edhe do të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian.

Ajo që me shqetëson vërtetë është se në këto kohë të rëndësishme dhe të vështira, ata me të vërtetë e zhvendosin punën tonë dhe mendojnë sepse nuk kemi kohë, thjesht do t’i lëmë gënjeshtrat të qëndrojnë në sipërfaqe. Dua në mënyrë shumë të hapur, drejtpërdrejtë të mohoj gënjeshtrën që është gënjeshtër e patër edhe për çdo qytetar që lidh dy me dy.

Është gënjeshtër që dikush, dhe veçanërisht unë, imagjinoni, gjatë javës së kaluar të kem qenë në udhëtime zyrtera dhe të kem shpenzuar para të shtetit për udhëtime dhe përfaqësime. Imagjinoni, kjo është e njëjta javë kur aeroporti i Shkupit ishte kryesisht i mbyllur. Është e njëjta javë kur çdo qytetar i dashamirë dhe madje edhe dashakeq që ulet në Facebook, klikon për të parë që unë, si kolegët e mi të tjerë, jam e pranishme çdo ditë në seli dhe çdo ditë në mbledhjet e qeverisë.
Meqë bie fjala, pikërisht ne këtë periudhë, të enjten e kaluar në Ministrinë e Mbrojtjes kam marrë një vendim për të hequr të gjitha përfaqësimet, madje edhe për të gjithë Ministrinë, përfshirë edhe mua. Dhe tani, në një situatë ku ju e bëni këtë sepse duhet të merreni me një armik serioz, një virus vdekjeprurës nën të cilin shtetet shumë më të pasura dhe shumë më të përgatitura u gjunjëzuan, në një situatë të këtillë, të merrni kualifikime të tilla nga një parti që është bërë e njohur për dreka me mish bizoni dhe me para përfaqësimi në çdo hap, që në çdo tremujor është më shumë nga çdo qeveri e mëparshme ose e ardhshme, është me të vërtetë një turp.

Dua të konfirmoj që VMRO DPMNE ndodhta edhe nuk mund të kuptojë që dikush po bën punën e vet dhe nuk mendon për privilegjet. Njerëzit që kemi parë se si i kanë shpenzuar paratë e qytetarëve të tyre, nuk mund të kuptojnë sjellje të ndryshme. Sidoqoftë, ne duam të dërgojmë mesazhin se kjo nuk është koha për lajme të rreme dhe se jemi të detyruar kohën tonë ndaj qytetarëve ta harxhojmë në problemet reale, temat reale dhe sfidat reale.

Gënjeshtrat e VMRO DPMNE-së të cilat të paktën u konfirmuan me vendim gjykate nuk duhet të na humbin kohën dhe për këtë arsye, të dashur qytetarë, kërkoj falje që duhet të reagoj sot, sepse fatkeqësisht gënjeshtra 100 herë e përsëritur e VMRO DPMNE merret si e vërtetë. Dua t’ju them se i gjithë fokusimi im dhe i Qeverisë është se si të merremi me këtë krizë, si të vazhdojmë suksesin që kemi arritur në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe si të sigurohemi që vendi ynë të mos paguajë një çmim. Si në aspekt të shëndetit dhe jetës sonë, ashtu edhe në aspekt të pasojave të mundshme negative për ekonominë. Ne do të vazhdojmë të punojmë, dhe nëse ata nuk kanë një punë më të zgjuar le të vazhdojnë të gënjejnë”.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail