Shekerinska në ceremoninë e përcjelljes së 140 pjesëtarëve të Armatës në stërvitjen „Saber Junction 19“ në Gjermani: Aleatët llogarisin në ju!

Sot në kazermën „Jane Sandanski” në Shtip u mbajt ceremonia për përcjelljen e 140 pjesëtarëve të Armatës në njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake për këtë vit „Saber Junction 19“ në organizim të Komandës së Forcave Tokësore të SHBA-së për Evropë (USAREUR), e cila do të realizohet në Gjermani. Në ceremony morrën pjesë dhe folën ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendës shefi i GSH, gjeneral major, Azim Nuredin, zëvendësja e shefit të misionit të SHBA-së, Xhenifer R. Litëlxhon.

„140 ushtarë tanë, ju që ndodheni pranë meje do të shkoni në Gjermani, si pjesë e stërvitjes “Saber Junction”, bashkë me forcat e armatosura të SHBA-së dhe mbi 20 aleatë dhe partner tjerë. Fakti se në kuadër të kësaj stërvitje merrni pjesë me pajisje ushtarake me armatim dhe transportues të blinduar, se në kuadër të stërvitjes nga armata jonë vjen e vetmja njësi e pajisur me transportues të blinduar, se një pjesë e kontingjentit tonë është edhe togu i renxherëve, i cili do të shfrytëzohet për skanimin e distancave të mëdha, e gjithë kjo nënkupton se e risim jo vetëm numrin, por edhe cilësinë, niveli i pjesëmarrjes sonë në kësi stërvitje të mëdha të organizuar nga partneri ynë strategjik. Kjo gjithashtu nënkupton se aleatët tashmë e kanë kuptuar këtë, shikojnë cilësitë dhe aftësitë tuaja dha dhe llogarisin në ju. Profesionalizmi dhe njohuria juaj duhet të ju bëjnë krenarë dhe herën tjetër, ndonjëri prej jush ose të gjithë ju të merrni pjesë në një stërvitje nën kujdesin dhe organizimin e SHBA-së ose Aleancës së NATO-s, do të jeni të barabartë me të gjithë. Ju do të jeni pjesë e Armatës së vendit që është anëtare e Aleancës së NATO-s. Kjo ka ndodh për shkak të përpjekjeve tuaja, punës suaj dhe hapave të mëdha dhe të rëndësishëm që ka ndërmarrë vendi ynë.”- tha ministrja.

Shekerinska tha se sot, në prag të pranimit tonë në aleancën e sotme më të fuqishme ushtarako-politike, Aleancën e NATO-s, është folur shumë shpesh për atë se çka ajo paraqet për ne dhe atdheun tonë.

„Përfitimet janë të konsiderueshme dhe shumë të gjëra. Shteti ynë konsolidon pozicionin e vet, duke u bërë një zë i dëgjuar në shoqërinë e të barabartëve, por është gjithashtu një zë në shoqërinë e më të fuqishmëve, më të fortëve. Ne krijojmë kushte që paqja dhe liria në të cilën jetojmë sot të jenë realitet për brezat që vijnë pas nesh, fëmijët tanë dhe nipërit tanë. Ne i mundësojmë secilit që dëshiron të investojë tek ne, investitor vendas ose i huaj, të jetë i sigurt që jemi këtu për të qëndruar, se e ardhmja e vendit tonë është e garantuar.”- tha Shekerinska.

Në fjalën e tij drejtuar pjesëtarëve të Armatës, zëvendës shefi i Shtabit, Gjeneral Major Azim Nuredin theksoi se kjo stërvitje “Saber Junction 19″ ofron një mundësi për të shkëmbyer njohuri dhe përvojë, si dhe të zhvillojë mundësi për ndërveprim dhe trajnim me pjesëtarët e ushtrive të vendeve tjera që marrin pjesë në stërvitje, në përputhje me standardet e NATO-s.

Në ceremoni gjithashtu morri fjalën edhe zëvendës shefi i misionit amerikan, Xhenifer R. Litëlxhon e cila shprehu mirënjohje për profesionalizmin e demonstruar nga pjesëtarët e Armatës në gati dy dekada bashkëpunim me forcat amerikane.

„Ne kemi bashkëpunuar sup më sup, në mjedise ku kanë ekzistuar sfidat më të mëdha të mundshme, por ju në çdo rast keni dëshmuar se jeni partnerë të besueshëm dhe të qëndrueshëm,” theksoi Litëlxhon.

Qëllimi i stërvitjes është forcimi i ndërveprimit dhe bashkëpunimit të Brigadës së 173-të Ajrore me më shumë se 20 Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere në kryerjen e operacioneve të përbashkëta tokësore, si dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë në pjesëmarrjen e përbashkët në operacionet ndërkombëtare aktuale dhe të ardhshme.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail