Shekerinska me falënderime për Jelko Kacin dhe ekipin këshillues nga Zyra Ndërlidhëse e NATO-s

Me rastin e Ditës së Armatës  dhe anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së  Veriut në NATO, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ndau pllaka dhe letra falënderimi për politikanin slloven Jelko Kacin i cili shërbeu si përfaqësues i përhershëm i Sllovenisë në NATO, dhe për Blerim Koljalin dhe Valentin Dinevskin, këshilltarë aktual në Zyrën Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup.

Shekerinska, në një video – bisedë me Kacin këtë mëngjes shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen. “Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia kanë bërë një rrugë të gjatë së bashku falë angazhimit dhe dëshirës tuaj për të parë vendin tonë anëtar të NATO-s. “Tani që ky qëllimi ynë i përbashkët është përmbushur, pranoni këtë shenjë të vogël mirënjohjeje dhe respekti për përpjekjet që keni bërë, si personalisht ashtu edhe në emër të vendit tuaj si Përfaqësuesi i Përhershëm i saj në NATO, për të na ndihmuar kur kemi pasur nevojë.” tha Shekerinska në bisedën me Kacin.

Në letrat që Shekerinska së bashku me pllakat i ndau për përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s theksojnë rëndësinë e përpjekjeve të tyre në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kontributin e tyre personal për arritjen e këtij qëllimi. “Me angazhimin tuaj për detyrat, ju keni ndihmuar në ndërtimin e një ure midis institucioneve kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm me strukturat e NATO-s”, tha ministrja, duke i falenderuar ata që e kanë bërë më të lehtë për vendin të kalojë procesin e anëtarësimit në Aleancë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail