Shekerinska-Pallmer: Mbështetje e fortë e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut dhe perspektivat e saj euro-atlantike

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u takua sot me Mattheë Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë.

Në takim u fol për perspektivën e NATO-s për vendin e cila është mjaft e qartë me ratifikimin e Senatit amerikan dhe 25 vendeve të tjera anëtare të NATO-s – Maqedonia e Veriut së shpejti do të konfirmohet si shteti i 30-të anëtar i NATO-s. Përfaqësuesi i Lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së riafirmoi mbështetjen e SHBA-së për vendin tonë dhe perspektivat evropiane.

„ Ratifikimi i Senatit Amerikan dhe vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA Pompeo janë dëshmi e fortë e partneritetit strategjik dhe mbështetjes së SHBA-së për Maqedoninë e Veriut. Mosmiratimi i vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave nuk e ndryshon vendimin tonë – të punojmë drejt arritjes së qëllimeve tona strategjike – anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO-s “, tha ministrja Shekerinska.

Ministrja Sekerinska dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Palmer përfunduan se bashkëpunimi i mbrojtjes midis dy vendeve është në nivelin më të lartë dhe se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të forcojë këtë bashkëpunim.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail