Shekerinska: Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2020 është buxhet i një shteti anëtar të NATO-s, më shumë para për pajisje, më shumë para për çdo pjesëtar të Armatës

Ministria e Mbrojtjes është një pioniere në aktivitetet e reformës të domosdoshme për anëtarësimin tonë në NATO dhe transformimin e qëllimit tonë strategjik numër një në sukses shtetëror numër një – anëtarësimin në Aleancën ushtarako-politike më të fuqishme të sotme. Mbrojtja në vitin 2020 vjen me një buxhet të rritur prej mbi 10 miliardë denarë, një rritje prej 22 përqind, me më shumë para për modernizimin dhe blerjen e automjeteve luftarake, prokurimin e makinerive inxhinierike, sistemeve të komunikimit, por edhe më shumë fonde për zhvillimin e burimeve njerëzore, për të cilat janë ndërmarrë hapa thelbësorë – rritja e pagave e të gjithë pjesëtarëve të Armatës me 16 përqind, duke prezantuar një shtesë mujore prej 7,000 denarë për të gjithë personelin ushtarak dhe civil që i shërben ushtrisë. Buxheti i vitit 2020 parashikon gjithashtu fonde të konsiderueshme për të rindërtuar objektet e ushtrisë që kanë mbetur pa prekur prej kohësh.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot në një konferencë për shtyp dha informacion të detajuar për pikat e buxhetit të mbrojtjes të vitit të ardhshëm, për të cilën ajo tha se është buxheti i mbrojtjes së vendit – anëtar të aleancës më të fuqishme ushtarako-politike, NATO-s.

„Sasia e buxheteve të mbrojtjes ka qenë në rritje gjatë tre viteve të fundit, dhe është dyfishuar në vitin 2020 krahasuar me vitin 2017. Kjo na tregon se kemi arritur, në një kohë relativisht të shkurtër, nga financimi prej nën një përqind të kalojmë në vitin 2020 në 1.4% të PBB-së dhe në këtë mënyrë ne mund të forcojmë Armatën, mund të rivendosim dinjitetin e Armatës,” tha ministrja. Shekerinska shtoi se rritja prej 22 përqind në raport me vitin 2019 ka për qëllim reformën në mbrojtje, rritjen cilësore dhe sasiore të personelit, pajisjen e Armatës në përputhje me standardet e NATO-s dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Ndryshimi kryesor në buxhet, sipas ministres, është në fushën e shpenzimeve kapitale, pra modernizimin, ku për herë të parë në vitin 2020 është ndarë 20 përqind e buxhetit të mbrojtjes, një rritje prej 56 përqind në shumën e fondeve të alokuara për pajisje të reja për Armatën.

„Një kontratë shumë-vjeçare është duke u zhvilluar, që është kontrata shumëvjeçare për të financuar blerjen e makinerive inxhinierike, disa prej të cilave tashmë janë dorëzuar, projekti i dytë i madh është prokurimi i automjeteve luftarake i cili është përparësia numër një në bazë të Planit Afatgjatë për Zhvillimin e Aftësive të Mbrojtjes, pajisjeve të sistemeve të komunikimit dhe pajisjeve kibernetike, si dhe pajisjeve tjera prioritare të parashikuara në planin afatgjatë. Fokusi është në njësitë e deklaruara, fokusi është në modernizimin e Armatës dhe investimin në pajisje ”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se prioritet i ministrisë është gjithashtu zhvillimi, tërheqja dhe mbajtja e personelit mbrojtës, gjë që mund të shihet përmes rritjes së pagave prej 16 përqind, kompensime mujore banimi prej 7,000 denarësh për secilin pjesëtar të Armatës i cili plotëson kushtet ligjore.

„Nëse në vitin 2017 me zgjedhjen e një qeverie të re, një ushtar profesionist merrte pagë mujore 20,000 denarë, vetëm me rritje, ajo shumë do të ishte rritur për 16 përqind, dhe së bashku me kompensimin mujor per banim e cila arrin në 7,000 denarë, tani ai ose ajo do të ketë pagë mujore prej 30.200 denarë, që është praktikisht një rritje prej 50 përqind e të ardhurave mujore”, tha ministrja. Këto janë 120.000 denarë më shumë në buxhetin vjetor të familjes, pra për gradat më të larta, me të ardhura prej 40.000 denarë, është 160.000 denarë më shumë në vit në familje.

Ekziston gjithashtu një rritje në mbështetjen logjistike, shtimin e shkollimeve, trajnimeve dhe stërvitjeve, si dhe një rritje e shtesave të marra nga pjesëmarrësit në misione paqeruajtëse.

Një pjesë e rëndësishme e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2020 është investimi në rindërtimin e objekteve të Armatës – objekte në kazermat e Kumanovës të destinuara për Selinë e Brigadës së Evropës Juglindore, objekte në kazermat Ilinden në Shkup, në pikën qasëse të informacione të klasifikuara të NATO-s në Akademinë Ushtarake.

„Armata do të hyjë në NATO- me 16 përqind rritje të pagave, me të ardhura shtesë në bazë mujore, me pajisje të reja, personale, por edhe e llojit të mekanizuar, me vëmendje të madhe të fokusuar nga shteti ndaj çdo ushtari dhe oficeri ashtu si që meritojnë”- konludoi ministrja Shekerinska dhe shtoi se këto para janë të destinuara për Armatën, në të mirë të të gjithë pjesëtarëve të armatës, dhe për një shtet të sigurt dhe ekonomikisht më prosperitare“.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail