Shekerinska nga Brukseli: NATO është një aleancë e shteteve me të njëjtat vlera që mbështeten si në kohë të vështira dhe në kohë të mira

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në deklaratën pas seancave të sotme të takimit ministror në NATO shprehu ngushëllimet e thella familjeve dhe të afërmve të atyre që ndëruan jetë në aksidentin e mbëmjes së kaluar në rrugën Shkup-Tetovë dhe përcolli ngushëllimet nga pjesëmarrësit në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut të Aleancës.

„Nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, përfaqësuesja e lartë evropiane Mogerini, ministrat e tjerë të mbrojtjes nga SHBA, Gjermania, Sllovenia, Holanda dhe Greqia – të gjithë në fillim të takimeve tona përcollën fjalë ngushëllimi dhe keqardhje të madhe për jetët e humbura. Kjo tregon se NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por një aleancë e vendeve që ndajnë të njëjtat vlera, shtete që qëndrojnë së bashku në kohë të vështira dhe të mira”, tha ministrja Shekerinska sot pas dy mbledhjeve të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel, lidhur me aksidentin e djeshme tragjik me autobus në Karpalak.

Lidhur me takimet e sotme ministrore, Shekerinska theksoi se kjo është një mundësi e vërtetë për të parë dallimin midis asaj nëse vendi merr pjesë ose jo në takimet e Aleancës.

„Në vend se sikur deri tani kur për vendin tonë diskutohej në takimet ku ministrat tanë nuk mernin pjesë, tani kishim mundësinë të themi qëndrimin tonë mbi atë që po ndodh në botë, se si duhet të jenë operacionet dhe veprimet e NATO-s dhe cilat politika në Ballkan dhe Evropë do të na sjellin në rritjen e sigurisë dhe rritjen e prosperitetit”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se pjesëtarët tanë vazhdojnë të kontribuojnë në Afganistan, por gjithashtu edhe me mbështetjen e misionit të BE në Bosnje dhe Herzegovinë, EUFOR-ALTHEA, si dhe në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban.

„Ne kemi treguar se kemi njerëz, që kemi ushtri dhe kapacitete ku vendet anëtare të NATO-s mund të mbështeten dhe tani është koha ta materializojmë atë me anëtarësimin në Aleancë. Kam kërkuar edhe nga kolegët e mi ministrat e mbrojtjes të lobojnë për një proces më të shpejtë të ratifikimit të protokollit të pranimit në mënyrë që vendi ynë të mund të gëzojë të gjitha privilegjet e anëtarësimit të plotë. Ky është një shans për të gjithë ne, ky është një shans për një hap plus në sigurimin e plotë të sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët tanë “, përfundoi ministrja.

Sot mbaron séance e parë e Këshillit Veriatlantik të ministrave të mbrojtjes të të vendeve anëtare të NATO-s. Në mbledhje, si dhe në takime bilaterale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg dhe me ministrat e mbrojtjes të Greqisë, Turqisë, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Belgjikës dhe Bullgarisë, ministrja Shekerinska mori urime për vendin e zënë në NATO dhe për guxim dhe udhëheqjen e treguar.


facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail