Shekerinska me pjesëtarët e Armatës në Kazermën “Ilinden”: Kemi bërë kthesë!

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot, përpara ratifikimit të Protokollit të NATO-s për Anëtarësimin në Aleancë dhe votimin për ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen, u drejtua para pjesëtarëve të njësive të Armatës në kazermën “Ilinden” në Shkup.

Kundrejt situatës së gjetur dy vjet e gjysmë më parë – një ushtri e lënë pas dore dhe e demoralizuar, një buxhet mbrojtës në rënie të lirë, paga të ulëta, kushte të dobëta pune, ne kemi bërë një kthesë në vetëm dy vjet e gjysmë – tha ministrja.

- Në atë periudhë kam marrë tre vendime. Së pari, të kërkohet një rritje në buxhetin e mbrojtjes, të kërkohet një rishikim serioz i Ligjit për Shërbim dhe Ligjit të Mbrojtjes, dhe të propozojë ndryshime që do t’i ngjanin një Armate të NATO-s, dhe e treta
– të rigjallërojmë me doza të mëdha adrenaline procesin tashmë para vdekjes të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Sot, përballë dy vendimeve të rëndësishme të Kuvendit tonë, unë me të vërtetë dhe krenari mund t’ju them se kemi bërë një pikë kthese së bashku. Ne bëmë një kthesë sepse treguam se si në mbrojtje ashtu edhe në Armatë mund të investojmë më shumë dhe më mirë. “- tha ministrja Shekerinska.

Në vetëm dy vjet, tha Shekerinska, kemi treguar se pagat mund të rriten vazhdimisht dhe se me kompensimet mujore të qirave prej 7,500 denarë, të cilat secili pjesëtar i Armatës do t’i marrë muajin tjetër, të ardhurat mujore rriten ndjeshëm.

- Kjo do të thotë që nëse para dy, dy vjet e gjysmë, një ushtar profesionist me pagën më të ulët shkonte në shtëpi çdo muaj me 20,000 denarë, deri në muajin tjetër, të ardhurat totale do të rriten në mbi 30,000, më shumë se 50%”, tha ministrja.
Shekerinska tha se pensionistët nuk do të shikojnë më me zili kolegët e tyre në MPB, pasi ndryshimi i Ligjit për Shërbim do të bëjë që çdo pjesëtar i Armatës i pensionuar të dalë në pension me 80% të 10 viteve të tyre më të mira.
Ministrja në mënyrë specifike iu referua pjesëtarëve tanë në misione, për të cilët shpërblimi mujor, veçanërisht për ushtarët profesionistë dhe nënoficerët, u rrit me 500 deri në 700 Euro, dhe foli për problemet e tejkaluara tashmë në drejtim të pajisjeve dhe logjistikës.

- Vitin e kaluar për herë të parë kemi siguruar çizme të reja për çdo pjesëtar të Armatës. Dorëzimi i uniformave për secilin anëtar të Armatës do të fillojë këtë shkurt. Dikush do të thotë duhet të flasim për gjëra themelore si çizmet dhe uniformat dhe unë jam dakord, por 10, 15 vjet kemi folur për këtë dhe nuk e kemi zgjidhur problemin. Dorëzimi i pajisjeve sportive për pjesëtarët e Armatës do të fillojë këtë javë – tha ministrja.
Ministrja kujtoi që Armata, e cila gjithmonë i ndihmon qytetarët në kohë krize, ka marrë makina të reja inxhinierike pas 16 vjetësh.

Ajo uroi ekipet që bënë të mundur nënshkrimin e një marrëveshje me qeverinë e SHBA për të blerë më shumë se 150 automjete të blinduara, kështu që Armata do të fitojë pajisje që i ngjajnë një Armate të e vërtetë të NATO-s.

Ministrja Shekerinska shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Armatës sepse anëtarësimi në NATO është meritë e tyre.

- Faleminderit për atë që keni bërë, ne jemi duke përfunduar pjesën tonë të detyrave tona të anëtarësimit në NATO. Unë pres që Ligji i Mbrojtjes të mbështetet edhe në Parlament. Fjalë për fjalë nga anëtarësimi në NATO na ndajnë ditë, jo vite, jo muaj, por ditë dhe është suksesi ynë dhe i juaji i madh – tha ministrja.
Në një prononcim për mediat, ministrja Shekerinska tha se ndryshimi dhe ndryshimet ishin të dukshme edhe në interesin për konkursin e fundit të shpallur për rekrutimin e ushtarëve të rinj profesionistë. Rreth 750 kandidatë aplikuan për konkursin me 70 vende.

- Të rinjtë kanë vërejtur këtë kthesë dhe me të vërtetë e shohin Armatën si një shans për të punuar ku do të përparojnë, ku do të paguhen mirë dhe ku do të vlerësohet puna e tyre. Ky është komplimenti më i madh si për Qeverinë ashtu edhe për të gjithë ne, që kemi arritur në vetëm dy vjet të bëjmë një kthesë që shteti dhe Armata e meritojnë plotësisht – tha Shekerinska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail