Shekerinska në starvitjen “Goditja Vendimtare”: Dëshmuam se e meritojmë të jemi anëtarë të NATO-s, komplimente deri te ushtarët dhe oficerët tanë

Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa sot dëshmuam se e meritojmë këtë, tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas stërvitjes së sotme demonstruese në Ditën e Mysafirëve të Shquar në stërvitjen “Goditja Vendimtare“.

„Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të bëhet anëtare e 30. e Aleancës së NATO-s. Kjo nuk do të thotë që vetëm do të ulemi në tavolinën e njejtë, por do të zhvillojmë stërvitje të përbashkëta, trajnime, pjesëmarrje të përbashkët në operacione me të cilat garantohet paqa jonë dhe ajo botërore. Ne sot këtu, të gjithë skeptikëve u treguam se Maqedonia e Veriut ka çfarë ti ofrojë Aleancës – posedon ushtarë dhe oficer të stërvitur dhe profesional dhe NATO-s mund t’i ofrojë një poligon të shkëlqyer ushtarak siç është ky në Krivollak, ku e dëshmoi kapacitetin dhe potencialin e tij”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se në këtë mënyrë më së miri edhe në mënyrë vizuele dëshmuam se e meritojmë një vend në Aleancë. Ushtarëve që janë pjesë e kësaj stërvitjeje u shprehu mirënjohje të thella për aftësitë e demonstruara.

„Përpjekjet dhe komplimentet tona më të mëdha me të vërtetë duhet t’i drejtojmë kah mijëra ushtarë dhe oficerë të cilët për më tepër se një muaj punojnë me përkushtim për këtë qëllim, e sidomos edhe atyre qindra njerëzve të cilët pothuajse për dy vite punuan që stërvitja “Goditja Vendimtare” të bëhet realitet. Do të jemi pjesë e NATO-s, sot dëshmuam se e meritojmë këtë. Së bashku jemi më të fortë”, shtoi ministrja.

Stërvitja “Goditja Vendimtare” është stërvitja më e madhe deri më tani e organizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Stërvitja filloi më 05 qershor dhe do të zgjasë deri më 09 korrik. Ajo përfshinë mbi 2.700 pjesëtarë të forcave të armatosura nga 6 vende – Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Lituania.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail