Shekerinska në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit përcolli mesazhin: Besojmë në një proces të shpejtë dhe efikas të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO, suksesi ynë është një sukses për rajonin

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e vazhdoi vizitën në SHBA qëllimi is ë cilës është përshpejtimi i ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO. Pas takimit me homologun e saj Patrick Shanahan dhe senatorët amerikanë, ajo u takua me drejtorin e çështjeve evropiane Ëilliam Berkley në Shtëpinë e Bardhë dhe me këshilltaren e zv/presidentit amerikan Mike Pence, Laura Gabriel Kovan.

Përfaqësuesit e Lartë të Shtëpisë së Bardhë shprehën mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe përgëzuan “udhëheqjen e fortë dhe frymëzuese – një shembull guximi, sakrificash dhe përqendrimi në të ardhmen” të një qeverie e cila nëpërmjet proceseve reformuese dhe vullnetit të fortë politik, siç u shprehën, siguruan argumente për të fituar mbështetjen edhe të skeptikëve më të mëdhenj.

Në takimet me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit, Michael Murphy dhe Stanley Broën, Shekerinska mori urime për Marrëveshjen e Prespës që përfaqësoi vendin tonë “si një histori suksesi për Ballkanin dhe për të gjithë Evropën”.

Ata vlerësuan lartë reformat e mbrojtjes dhe i quajtën argumente të forta për përpjekjet për të përshpejtuar ratifikimin e Protokollit. Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Michael Murphy tha se njoftimi për arritjen e 2% të PPB-së për mbrojtjen dhe ndarjen e 20% të buxhetit të mbrojtjes për modernizim janë masat e reformës që në SHBA mbështeten nga republikanët dhe demokratët.

Instituti “think-tank”me ndikim “Fondi Marshall Gjerman” organizoi një debat me ministren, ku ajo shpjegoi përpjekjet e saja për një ratifikim më të shpejtë të Protokollit. “Është e rëndësishme që suksesi të konfirmohet, gjë që paraqet një mesazh të fortë për rajonin,” tha Shekerinska.

“Vendet që kanë ratifikuar protokollin tonë për anëtarësimin në NATO, të gjitha janë nga rajoni, e ky është një ndryshim i madh në krahasim me kohën e 20 viteve më parë. Unë mendoj se ne të gjithë kemi mësuar mësimin që në qoftë se ne duam që vendi ynë të jetë më mirë dhe të jetë i sigurt, duhet të dëshirojnë të njëjtën për fqinjët tanë. Kjo është një fitore e madhe jo vetëm për ne, por edhe për rajonin. Ne besojmë në një proces të shpejtë dhe efikas të ratifikimit, ne presim që së shpejti të bëhemi anëtare e plotë e NATO-s, ne jemi duke punuar shumë në reformat e brendshme të mbrojtjes, sundimin e ligjit, reformat në media, në sektorin e inteligjencës, dhe besojmë që BE-ja  të na bëjë pjesën e vet në samitin e tyre në qershor. Suksesi i madh mund të jetë sinjal dhe një shembull për rajonin “, – tha Shekerinska.

Ajo tha se në Pentagon dhe në takimet e Departamentit të Shtetit i është përcjellë se janë në proces përgatitjet për ratifikimin e Protokollit. Senati ka shpresën se procesi në SHBA do të fillojë në vjeshtë, në mënyrë që ratifikimi të përfundojë para Samitit të NATO-s në Londër.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail