Shekerinska në hapjen e ekspozitës muzeale: Arritëm shumë, Maqedonia e Veriut u ul në karrigen e merituar në tryezën e NATO-s

Ftesa për t’u bashkuar me Aleancën, Protokolli i Anëtarësimit i nënshkruar, Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, dekorata dhe shpërblime të shumta që i janë dhënë ushtrisë dhe shtetit dhe shumë eksponate të tjera janë pjesë e ekspozitës muzeale “70 vjet NATO dhe Republika e Maqedonisë Veriore, anëtare e 30 e Aleancës”, e cila u hap sot në Muzeun Ushtarak.

Në ekspozitë, e organizuar me rastin e 4 prillit – Ditën e NATO-s, u promovua pulla jubilare dedikuar 70 vjetorit të Aleancës. Botimi i pullës postare ndiqet nga tradita e lëshimit të pullave të para të NATO-s në vitin 1952, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Portugalia.

„ Aleanca e NATO-s sot është aleanca më e fuqishme ushtarake dhe politike dhe në Ditën e NATO-s, është mirë të kujtojmë “motorin” e kësaj organizate, e cila është mbrojtja dhe siguria kolektive, por ndoshta më e rëndësishmja, të kujtojmë shpirtin dhe vlerat që janë të ngulitura në themelet e Aleancës Euro-Atlantike – dhe këto janë liritë individuale, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në hapjen e ekspozitës.

Ministrja shtoi se kemi shënuar Ditën e NATO-s jo vetëm sepse besojmë në vlerat e Aleancës, por edhe sepse kemi pasur një qëllim të qartë për të qenë pjesë e saj. Ajo tha se këtë vit, kjo ditë është edhe dita e vendit tonë, qytetarëve tanë.

„Sot është më mirë. Sot është ndryshe. Sot, kjo ditë është dita jonë si një vend i ftuar për t’u bërë anëtare e aleancës së NATO-s. Sot jemi krenarë sepse atdheu ynë është në tryezën e Aleancës së bashku me të gjithë aleatët e saj dhe ne presim që në të ardhmen e afërt do të mund të marrin edhe vendime që do të ndikojnë në sigurinë globale dhe paqen në botë”, tha Shekerinska.

Në kontekstin e anëtarësimit në NATO, ministrja theksoi se në këtë ditë, urimet më të mëdha erdhën nga Polonia dhe Sllovakia, parlamentet e të cilëve ratifikuan protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancë.
„Jjemi duke shënuar 4 Prillin, duke besuar në një të nesërme më paqesore, më të sigurtë dhe më të suksesshme për të gjithë ne. Duke shikuar nëpër histori, nëpër të gjitha parametrat e kësaj ekspozite muzeale, ne kujtojmë se ku ishim, por gjithçka kemi arritur me shumë përpjekje, punë të vështirë, me shumë privime dhe kompromise të dhimbshme shpesh. 4 Prillin e ardhshëm, ky vend, ska dyshim se së bashku me këto dokumente të rëndësishme, do të posedojë edhe vulën e fundit – dhe ky do të jetë një dokument me të cilin do të konfirmohemi si anëtare e 30-të e aleancës politike ushtarake më të fuqishme”, përfundoi ministrja Shekerinska.

Pas hapjes së ekspozitës muzeale të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Zyra e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Shkup (FES), u mbajt një panel diskutim mbi temën “70 vjet NATO- sukses për shkak të gatishmërisë për ndryshim“.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjenerali Vasko Gjurçinovski, theksoi në panel-diskutimin se është i nderuar që është në krye të hierarkisë ushtarake dhe menaxhon proceset për zbatimin e standardeve për anëtarësimin e plotë në NATO.

„Ne ndajmë vlerat, parimet, por edhe përgjegjësitë nga anëtarësimi në Aleancë,” tha Gjurçinovski.

Në panel-diskutimin morën pjesë gjenerali Stuart Skates, zëvendëskomandant i NATO-s – Komanda e Brandsumit, gjeneralët në pension Ilija Nikolovski dhe Miroslav Stojanovski, koloneli Zoran Jankoviq, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, drejtorjae FES-it, Eva Elearett dhe profesorja Lidia Georgieva.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail