Shekerinska në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, takime joformale me Esper, Karenbauer, Parli

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila merr pjesë në Konferencën e 53-të të Sigurisë në Mynih dje dhe sot, mori pjesë në një takim joformal të Ministrave të Mbrojtjes të organizuar nga ministrja gjermane e Mbrojtjes Anegret Kramp-Karenbauer.

Në takim, ministrja Shekerinska pati mundësinë të takohej dhe të diskutonte me kolegët ministra të tjerë, sekretarin e mbrojtjes së SHBA Mark Esper, ministren gjermane Anegret Kramp – Carenbauer dhe atë franceze Florens Parli. Bisedimet u përqëndruan në prioritetet e mbrojtjes dhe bashkëpunimin dhe aleancën e mëtutjeshme. Ministrat uruan Shekerinskën për anëtarësimin në NATO dhe shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin e mëtejshëm.

Në margjinat e Konferencës Shekerinska mbajti takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e diplomacisë së Kosovës Glauk Konjufca, me nënsekretarin parlamentar për Siguri dhe Politikë të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes gjermane, Peter Tauber, si dhe me gjeneralin Kurtis Skaparroti, ish komandant i forcave amerikane dhe i Komandës së Përbashkët të NATO-s për Evropë, ndërsa tani si përfaqësues i grupit ndërkombëtar “Kohen” që ofron ekspertiza për mbrojtje dhe siguri.
Diskutimet u përqëndruan në statusin e ri të Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s, progresin e arritur dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të mbrojtjes.

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Shekerinska gjithashtu mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me titull “Thyerja e Perceptimeve për Udhëheqje më të Mirë”, e cila u përqëndrua në rolin e grave në politikë. Shekerinska theksoi se përparimi në barazinë gjinore nuk duhet të merret si e mirëqenë, por nevojiten angazhim i vazhdueshëm. Ministrja tha se gratë në politikë shpesh janë të ekspozuara ndaj dhunës verbale dhe madje edhe fizike që kërcënon barazinë gjinore.

„Kur hyra për herë të parë në Kuvend, isha vetëm një nga 7 gratë. Unë pashë anësi, sepse isha grua, sepse isha e re dhe sepse flisja hapur. Tani kemi një Kuvend me rreth 40 përqind gra dhe nëse nuk do të ekzistonte sistemi i kuotave që prezantuam në vitin 2002, kjo kurrë nuk do të kishte qenë realitet”, theksoi ministrja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail