Shekerinska në Forumin Strategjik të Bledit: Kemi arritur progress të shpejtë, tani është koha BE të tregojë reagim të shpejtë, tetori është mundësi edhe për ne edhe për Unionin

- Pak më shumë se dy vjet më parë, vendi im ishte një burim shqetësimi për shumicën e aleatëve të NATO-s dhe BE-së. Ne luftuam me një krizë të rëndë politike, një rënie të demokracisë, një rënie të konsiderueshme të lirisë së medias dhe madje edhe konfrontim politik agresiv. Sidoqoftë, kishte nevojë për një qeveri të re, vendosmëri të jashtëzakonshme politike, guxim dhe aftësi për të marrë vendime për të ndryshuar gjërat dhe për të pritur lajme të mira në samitin e Londrës – tha Shekerinska në panelin me titull “Çka më tej? – një vështrim mbi sigurinë euro-atlantike, 70 vjet pas Traktatit të Uashingtonit “, në Forumin Strategjik në Bled.

- Me mosmarrëveshje të zgjidhur me Greqinë, marrëdhënie të mira me Bullgarinë, përparim në forcimin e demokracisë dhe lirinë e mediave, sot kemi katërfish investime të huaja dhe 50,000 vende të reja pune, kemi një shembull të suksesshëm – tha ministrja dhe shtoi:

- NATO ka verifikuar përparimin tonë dhe ka dërguar një mesazh që mbështet marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe promovimin e stabilitetit duke përmirësuar marrëdhëniet politike midis dy vendeve. Prandaj, unë mendoj se kjo ishte një situatë e favorshme si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për NATO-n. Nuk mendoj se është një rastësi që kaq shumë vende kaq shpejtë e ratifikojnë traktatin.
Lajmi i mirë është që vendet anëtare të BE-së duken të gatshme të ndjekin të njëjtën agjendë dhe të shpërblejnë sinjalet për përparim në Ballkan.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme të ketë reagim të shpejtë kur ka rezultate dhe përparim.

- Unë me të vërtetë mendoj se ka ardhur koha të themi se kemi treguar një rikuperim shumë të shpejtë, rezultate shumë të shpejta, por është gjithashtu koha që BE të tregojë se rimëkëmbja e shpejtë dhe përparimi i shpejtë rezultojnë në sjelljen e vendimeve të shpejta. Tetori është i rëndësishëm si për ne ashtu edhe për Unionin.

Në panelin e hapur nga ministri slloven i brojtjes Karl Erjavec, foli edhe zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Unionit, Pedro Serano gjithashtu foli për pozicionin e BE-së për t’iu përkushtuar të ardhmes në të cilën Ballkani është pjesë e BE-së.

- Vendi juaj është i përkushtuar. Nga këndvështrimi ynë, nuk ka Evropë të sigurtë dhe të qëndrueshme derisa të përfundojë ky proces. Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po vazhdon – tha Serano.

Forumi Strategjik i Bledit çdo vit është vendi ku takohen politikanë dhe shtetarë botëror dhe evropian me ndikim. Forumi paraqet një nga konferencat kryesore ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail