Shekerinska: Kampusi Veror është një shembull i bashkëpunimit dhe partneritetit në ballafaqimin me sfidat bashkëkohore të sigurisë

„Kampusi Veror 2017” është një shembull i bashkëpunimit të përbashkët rajonal dhe multilateral dhe i partneriteteve që përcaktojnë sigurinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Vlerat e përbashkëta mes vendeve tona duhet vazhdimisht t’i promovojë dhe ruajmë si një mënyrë për të arritur qëllimet tona të përbashkëta dhe me sukses të merremi me sfidat bashkëkohore të sigurisë, “tha në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në hapjen e sotme të Kampusit Veror të tetë mke rradhë në Qendra eTrajnimit “Pepelishtë.

Para 116 pjesëmarrësve të Kampusit që vijnë nga 12 vende, ministrja tha ky është një shembull i bashkëpunimit rajonal dhe partneritetit, është një projekt unik ku ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre profesorë dhe ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Republika Çeke dhe Maqedonia.

Ministri tha gjithashtu se Maqedonia vazhdimisht investon burime në avansimin e ndërveprimit të forcave të armatosura dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. “Pa njerëz, pa staf dhe pa dije nuk është e mundur të shkohet përpara, dhe kjo përfshin edhe sektorin e mbrojtjes dhe Armatën tonë. Investimi i sotëm është një investim në forcat tona, kapacitetet, në brezat e ardhshëm dhe në bashkëpunim me partnerët tanë tradicional, “shtoi ministrja. Ajo theksi se Ministria është maksimalisht e angazhuar për përmirësimin e kapaciteteve dhe kushteve për trajnim – Poligoni Ushtarak “Krivollak” sot i plotëson të gjitha kërkesat për trajnim në nivelin më të lartë dhe është i hapur për ushtritë e partnerëve tanë.

„Dy javët e ardhshme, pjesëmarrësit do të bashkëpunojnë në kampus, do të mësojnë dhe ushtrojnë së bashku, në mënyrë që ata një ditë të mund të qëndrojnë krah për krah në mbështetje të paqes rajonale dhe globale “, tha dekani i Akademisë Ushtarake në hapjen, kolonel Orce Popovski. Ai shtoi se ky Kampusi i dedikohet 100 vjetorit të betejës së Dojranit në Luftën e Parë Botërore, krizës së migrantëve në kufirin jugor dhe aktiviteteve të shumta kulturore dhe prezantimeve.

Këtë vit kampusi Veror ndryshon nga ato të mëparshme në atë se fokusi është në elaborimin akademik në tema të ndryshme, por me të njëjtin qëllim – krijimin e një rrjeti të fuqishëm të punonjësve të ardhmen dhe përgatitjen e tyre për të ndërveprim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail