Shekerinska – Najt: Vermonti është kurora e miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara

Bashkëpunimi midis Armatës sonë dhe Gardës Kombëtare të Vermontit përfaqëson kurorën e bashkëpunimit midis vendit tonë dhe SHBA-së konkluduan në takimin e sotëm ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral agjutant Gregori Najt, i cili qëndron për vizitë disa-ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vizita e komandantit të Gardës Kombëtare të Vermontit vjen në një kohë kur Armata po feston Ditën e saj – 18 Gusht, në një kur festohet 25 vjetori i fillimit të bashkëpunimit midis dy forcave të armatosura, por edhe vit në të cilin numërojmë ditët deri në anëtarësimin e plotë në Aleancën e NATO-s.

Në këtë kontekst, ministrja Shekerinska shprehu kënaqësi për bashkëpunimin jashtëzakonisht të zhvilluar përmes të cilit dy forcat e armatosura janë zhvilluar dhe pjekur së bashku.

„Pas një çerek shekulli faktet dhe shifrat flasin për një partneritet shumë të ngushtë dhe shumë konstruktiv. Gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare, afro 5,000 pjesëtarë të ushtrisë sonë dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë kaluar trajnime, ligjerime dhe konsultime me Gardën Kombëtare të Vermontit. Vetëm këtë vit ne kemi 16 aktivitete të përbashkëta në fushën e burimeve njerëzore, në fushën e mjekësisë ushtarake dhe në pjesën që është shumë e rëndësishme për ne si shtet, fatkeqësitë natyrore,” theksoi ministrja. Ajo shtoi se liderët dhe oficerët tanë të ardhshëm, aktualisht kadetë në Akademinë Ushtarake, kanë mundësi të kalojnë një semestër në Universitetin prestigjioz “Norëich” të Vermontit, që është gjithashtu një shembull për suksesin e bashkëpunimit.

Ministrja përmendi edhe stërvitjen e përmbyllur së fundmi “Goditje Vendimtare”, ku përveç forcave të armatosura të shtetit tonë, morri pjesë edhe Garda Kombëtare e Pensilvanisë dhe katër shtete të tjera anëtare të NATO-s, një stërvitje për të cilën ajo tha se si më e madhja në vendin tonë, justifikoi besimin që Aleanca dhe SHBA kanë tek ne. Ajo shtoi se bashkëpunimi vazhdon aktualisht përmes investimeve të përbashkëta në kapacitetet e poligonit “Krivollak“.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit Najt tha se ishte i impresionuar me përsosmërinë, etikën e punës dhe cilësitë tona pozitive që ka parë në Armatë. Ai shprehu kënaqësinë e tij për numrin e aktiviteteve të zbatuara në 25 vitet e kaluara dhe njoftoi intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

„Edhe pse kemi bërë shumë në këto 25 vjet, unë ndaj entuziazmin e ambasadorit Burns për planet dhe aktivitetet e ardhshme që kemi në mendje. Ne jemi këtu dhe gjithmonë e mbështesim anëtarësimin tuaj në NATO dhe mezi presim t’ju shohim si anëtarin e 30-të në këtë aleancë të barabartë. Në rolin tim si gjeneral agjutant në periudhën që vjen planifikoj të ngre nivelin e bashkëpunimit në një mënyrë dhe ta çoj atë në nivelin tjetër,” tha Najt, duke shtuar se bashkëpunimi do të zhvillohej edhe në sektorin civil, gjegjësisht të rrumbullakohet si bashkëpunim i plotë në nivelin e të dy vendeve.

Si pjesë e vizitës, Adjutant Gjeneral Knight u takua me nikoqirin e tij, Shefin e Shtabit të Armatës, Gjeneral Vasko Gjurçinovski, ndërsa takim patën edhe dy delegacionet e ushtrisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail