Shekerinska dhe Karlin nënshkruajnë Memorandum të ri të Bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së i cili pasqyron bashkëpunimin e intensifikuar të mbrojtjes midis dy vendeve

Miniistrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes e SHBA-së për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare Mara Karlin nënshkruan një Memorandum të ri të Bashkëpunimit të Mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup dhe Uashington. Nënshkrimi i Memorandumit në Ministrinë e Mbrojtjes u ndoq nga ambasadorja e SHBA, Kate Burns.

Memorandumi i ri pasqyron bashkëpunimin jashtëzakonisht të ngushtë të mbrojtjes midis dy vendeve, i cili është bërë më intensiv në vitet e fundit dhe zëvendëson Memorandumin ekzistues të Bashkëpunimit, i cili u nënshkrua në vitn 1994.

Memorandumi paraljmëron promovimin e partneritetit strategjik përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, promovimin e mundësive për luftën kundër terrorizmit, shkëmbimin më intensiv në arsimimin ushtarak profesional, si dhe përmirësimin e ndërveprimit.

Pas nënshkrimit të Memorandumit, Shekerinska dhe Karlin ranë dakord në një bisedë telefonike se Memorandumi është një provë e angazhimit të ndërsjellë për të zhvilluar bashkëpunimin në mbrojtje në nivelin dypalësh, por edhe si vende – aleate në NATO. Në bisedë u shpreh kënaqësia për rritjen e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në drejtim të modernizimit dhe pajisimit të Armatës, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, pjesëmarrjes së përbashkët në misionet e NATO-s dhe bashkëpunimit në zhvillimin e poligonit Krivollak në një kapacitet të NATO-s. Në prag të 27 Marsit, ministrja Shekerinska pranoi urime nga Përfaqësuesja e Lartë e Pentagonit, Karlin, për përvjetorin e ardhshëm të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Bashkëpunimi i mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është një shembull i bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve që tani janë aleate të NATO-s. SHBA janë një nga mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të Forcave të Armatosura maqedonase në tre dekadat e fundit. Gjatë kësaj periudhe, përmes programit të ndihmës ushtarake ndërkombëtare, forcat tona të armatosura nga SHBA morën pajisje me vlerë mbi 150 milion dollarë. Më shumë se 800 pjesëtarë të Armatës dhe personeli i mbrojtjes janë trajnuar përmes trajnimeve ushtarake dhe programeve arsimore në shkollat e larta ushtarake dhe qendrat e trajnimit.

Një shembull i nivelit jashtëzakonisht të lartë të besimit midis ushtrive të të dy vendeve është pjesëmarrja e përbashkët në misionet paqeruajtëse, të tilla si misioni “Liria për Irakun”, misioni ISAF në Afganistan ku në operacionin special “Phoenix” trupat e ushtrisë ishin të vendosur në ekipe së bashku me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Vermontit, me të cilët ne kemi punuar intensivisht për 27 vjet, si dhe misionin “Mbështetje e Vendosur” i cili vazhdon.

Në gjysmën e dytë të muajit ma të këtij viti, konsultimet dypalëshe të mbrojtjes do të mbahen midis ekspertëve të mbrojtjes nga Ministria dhe Pentagoni, të cilat do të jenë një mundësi tjetër për të shkëmbyer iniciativa të reja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail