Shekerinska dhe Apostolakis firmosën Marrëveshje për bashkëpunim në Mbrojtje – ndërtohet partneritet strategjik

Sot, ministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska zhvilloi takim dypalësh me ministrin e mbrojtjes kombëtare, Evangelos Apostolakis, pjesë e delegacionit të Lartë Grek të udhëhequr nga Kryeministri Aleksis Cipras, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ministrja Shekerinska dhe ministri Apostolakis firmosën një Marrëveshje të re Gjithëpërfshirëse për Bashkëpunim në Mbrojtje, 20 vjet pas firmosjes së Marrëveshjes së parë të Bashkëpunimit të këtij lloji.

„Sot ne jemi dëshmitar të një hapi të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit mbrojtës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Nisma për firmosjen e Marrëveshjes doli si rezultat nga takimi ynë i parë ministror më 13 shkurt në Bruksel. Nga takimi ynë i parë bisedojmë me angazhim të barabartë që thelbësisht të intensifikojmë bashkëpunimin tonë të mbrojtjes, për të treguar se aleanca e NATO-s e drejt së cilës na shpien Marrëveshja e Prespës është ekskluzivisht në interes të qytetarëve të të dy vendeve. Marrëveshja e Bashkëpunimit të Mbrojtjes tregon angazhimin tonë për bashkëpunim,” tha ministrja në një takim të përbashkët ms dy delegacioneve.

Ministri Apostolakis theksoi se vizita e tij e sotme në vendin tonë si pjesë e delegacionit zyrtar grek të kryesuar nga kryeministri Tsipras është një vulë e vullnetit të fortë për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh dhe për të rritur nivelin e partneritetit strategjik të mbrojtjes. Ai tha se të dy vendet kanë dërguar mesazhin e pajtimit dhe bashkëpunimit.

„Marrëveshja e Bashkëpunimit në Mbrojtje që kemi firmosur është një provë e qartë e qëllimit tonë të fortë për të hapur një epokë të re në bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes midis dy ushtrive”, tha Apostolakis dhe theksoi se ai dhe ministrja Shekerinska kanë vendosmëri të njëjtë që bashkëpunimi sa më shpejt të tregojë rezultate.

Në Marrëveshje janë renditur fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët: dialog strategjik, politikat dhe doktrinat e mbrojtjes, zhvillimi i aftësive të mbrojtjes, planifikimi i mbrojtjes, logjistika, mjekësia ushtarake, arsimimi ushtarak…

Ministrat Shekerinska dhe Apostolakis përfunduan se takimi i sotëm dhe Marrëveshja e re për Bashkëpunim në Mbrojtje janë një mundësi e jashtëzakonshme për një bashkëpunim të ri strategjik në planin dypalësh, planin rajonal, si edhe si aleatë brenda Aleancës së NATO-s.

Në kuadër të vizitës, ministrat Shekerinska dhe Apostolakis vizituan orkestrat ushtarake të të dy vendeve duke u përgatitur për një koncert të përbashkët të 5 ushtrisë, që do të mbahet në kuadër të javës së shënimit të javës së NATO-s në Shkup.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail