Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska filloi mandatin e dytë: Do të tregojmë se mundemi edhe më mirë!

Mbrëmë vonë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 62 vota për zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka filluar mandatin e saj të dytë në këtë detyrë.

- Me shumë nder dhe përkushtim filloj mandatin tim të dytë si ministre e Mbrojtjes. Në vitin 2017 gjeta një institucion të mbyllur, buxhet të ulët, uniforma të grisura, paga të ulëta, ushtrinë e lënë plotësisht pas dore.
Sot pamja është ndryshe. Ne tashmë jemi një anëtar i NATO-s, me dy herë buxhet më të lartë, rritje të pagave, të parët në transparencë, me uniforma dhe pajisje të reja. Ne nuk ndalemi këtu! Do të përdorim anëtarësimin në NATO për të mirën e vendit dhe të mbrojtjes. Do të tregojmë se mundemi edhe më mirë! – tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska fill pasi u emërua në këtë pozitë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail