Ministrja Shekerinska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjurçinovski në konferencën vjetore të integrimit midis Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s: mbrojtja zhvillohet, integrimi në të gjitha strukturat e Aleancës është në rrjedhë

DSC_9418_resizeNë përputhje me dinamikën për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, sot në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm përmes video – konferencës u mbajt Konferenca vjetore për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat e NATO-s, ku u bë një prerje për nivelin e arritur nga Ministria e Mbrojtja dhe Armata në procesin e integrimit në NATO.

„Republika e Maqedonisë së Veriut, si një anëtare e plotë e NATO-s, ndërmerr hapa vendimtarë për integrim të plotë në strukturat e Aleancës, “tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Vasko Gjurçinovski dhe zëvendësin e tij, gjeneral Azim Nuredin, morën pjesë në konferencë.

Të gjitha proceset janë duke u zhvilluar – informoi ministrja dhe shtoi se planet strategjike janë miratuar, plani për buxhet të qëndrueshëm të mbrojtjes dhe rritja e fondeve në 2 përqind të PBB-së deri në vitin 2024 është duke u realizuar, ashtu si edhe prokurimet shumë të rëndësishme të pajisjeve moderne.

„Sa i përket kapacitetit, pas 11 vjet ngecje, ne kemi filluar një proces gjithëpërfshirës të modernizimit. “Deri në vitin 2028, kemi në plan të zbatojmë 22 projekte që do të zëvendësojnë armatimin e vjetër me pajisje të reja dhe moderne, kryesisht të drejtuara në Grupin Luftarak të Këmbësorisë së Lehtë, kapacitetin tonë të deklaruar të NATO-s”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet me aleatët në misionin në Afganistan dhe angazhimi ynë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal mund të shihet përmes vlerës së re të kontributit të Maqedonisë në misionin e KFOR-it në Kosovë – aktualisht 44 pjesëtarë të Armatës punojnë brenda KFOR-it , dhe në vitin 2021 planifikojmë ta rrisim atë numër në 180 pjesëtarë.

Gjenerali Gjurcinovski theksoi para përfaqësuesve të lartë të Aleancës se Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke kryer intensivisht dhe me kapacitet të plotë aktivitete për të arritur qëllimet e dhëna për integrim të plotë me NATO-n, të cilat ndodhin përmes proceseve të vazhdueshme të transformimit në Armatë dhe në fushta nën kompetencën e Armatës dhe të cilat ne presim të realizohen brenda afatit të parashikuar.

Në konferencë u shqyrtuan arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushat funksionale të integrimit (administrimi, modernizimi dhe pajisimi, struktura e forcave, arsimi, stërvitjet trajnuese dhe vlerësimet, logjistika, kontrolli i hapësirës ajrore dhe sistemet e komunikimit dhe informacionit, si dhe mbrojtja kibernetike) në mënyrë që të arrihet integrimi i plotë i planifikuar për nëntor 2021.

Konferenca është një vazhdim i procesit të mbajtur më parë nga grupi i punës i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës për Integrimin dhe asocimin në NATO nga takimet koordinuese që u zhvilluan para anëtarësimit të plotë në NATO.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail