Shekerinska: Maqedonia e Veriut në gjashtë vitet e ardhshme do të jetë nikoqire e Brigadës së Evropës Juglindore

Kumanova bëhet selia e njërës prej nismave më të rëndësishme rajonale, Brigadës së Evropës Juglindore dhe në gjashtë vitet e ardhshme, ky do të jetë vendi ku do të jetë e vendosur kjo Brigadë si pjesa kryesore e iniciativës që filloi 22 vjet më parë në Shkup dhe në të cilën si shtet mësuam mësimet e para për zhvillimin e aftësive të përbashkëta mbrojtëse.

Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila sot, në prag të ceremonisë së mbrëmjes, vizitoi objektin ku deri në vitin 2026 do të jetë e vendosur Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), e themeluar me marrëveshjen e nënshkruar në Shkup në vitin 1998.
Ministrja Shekerinska tha se 2020 i shte vit i suksesshëm në mbrojtje dhe dha dy arsye për festim – anëtarësimin në NATO dhe zhvendosjen e Komandës SEEBRIG në Kumanovë. Ajo shtoi se në gjashtë vitet e ardhshme kemi mundësinë të tregojmë se mund të jemi nikoqirë funksional, të shkëlqyeshëm dhe shumë bashkëpunues.

“Megjithese na u desht me shume kohe te behemi anetar të Aleancës ne krahasim me vendet tjera pjesëmarrëse në SEEBRIG, ne nuk ndaluam të bashkepunojmë, gjë që ishte një mundësi të përgatitemi më shpejtë për anëtarësimin në NATO. Tani, kur të gjithë anëtarët e kësaj nisme janë edhe anëtarë të NATO-s, do të mund të dëshmojmë edhe në nivel të rajonit tonë, por edhe në kuadër të NATO-s, se jemi aleatë, mirëpo parasegjithash jemi fqinjë të zgjuar dhe të mirë”, tha ministrja.

Shekerinska në emër të Qeverisë shprehu kënaqësi për shpejtësinë me të cilën u përgatitëm për këtë project të rëndësishëm dhe për kushtet që u krijuan për pjesëtarët e Komandës së Brigadës të cilët vijnë nga gjashtë shtete dhe gjashtë armata.

„Nuk është hera e parë që jemi qendra e një iniciative rajonale, por për herë të parë ne jemi qendra dhe nikoqiri i një iniciative kaq të madhe rajonale në të cilën rreth 30 përfaqësues të ushtrive tona fqinje do të punojnë dhe do të jetojnë me familjet e tyre në gjashtë vitet e ardhshme dhe kjo është “Një investim i mirë në rolin tonë të ri si një anëtar i NATO-s.”

Brigada e Evropës Juglindore është formuar në vitin 1999, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit Rajonal në fushën e mbrojtjes e njohur si Marrëveshje për Forca Shumëkombëshe Paqeruajtëse për Evropën Juglindore (IEOM), e nënshkruar në vitin 1998 në Shkup. Anëtarët e SEEBRIG janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Turqia. Nikoqirë të Komandës së Brigadës deri më tani kanë qenë Plovdivi, Konstanca, Stambolli dhe Larisa.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail