Shekerinska dhe Bërns në Krivollak: E zhvillojmë poligonin Krivollak së bashku me SHBA në një kapacitet të shkëlqyeshëm të NATO-s

„Kjo është një ditë e shkëlqyeshme për Armatën, për mbrojtjen maqedonase, por kjo është një ditë e shkëlqyer edhe për partneritetin tonë strategjik me SHBA. “Së bashku me SHBA dhe forcat e tyre të armatosura, planifikojmë zhvillimin e Krivollakut, punojmë së bashku në zhvillimin e Krivollakut, dhe këtë pranverë ne do të vazhdojmë ta përdorim atë së bashku si një kapacitet fenomenal, jo vetëm lokal kombëtar, por si një kapaciteti i NATO-s”, tha ministrja Shekerinska e cila vizitoi sot poligonin ushtarak Krivollak së bashku me ambasadorin e SHBA Kate Bërns ku u njoftuan për aktivitetet e ardhshme të njësive inxhinierike nga të dy vendet që do të kontribuojnë në zhvillimin e këtij poligoni.

Ministrja Shekerinska shtoi se Batalioni i 15-të Inxhinierik i Ushtrisë Amerikane pritet të arrijë në mes të muajit të ardhshëm dhe së bashku me inxhinierët tanë të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e poligonit.

„Kjo është një aleancë në vepër, dhe kjo tregon se së bashku ne dimë të planifikojmë, së bashku mund të investojmë në ndërtimin e Krivollakut, por me qëllimin kryesor të jemi aleatë më të mirë dhe të kryejmë stërvitje të përbashkëta dhe operacione të përbashkëta luftarake.“

Ajo shtoi se realizimi i këtyre aktiviteteve është në fakt përgatitja e stërvitjes së madhe “Goditje e Vendosur – 21″, në të cilën do të marrin pjesë rreth 2000 pjesëtarë të ushtrive të Maqedonisë së Veriut, SHBA, Greqisë, Bullgarisë. Shekerinska tha se në konferencën e sotme ajo dhe ambasadorja Burns u informuan për planin për zhvillimin e poligonit për këtë dhe vitet e ardhshme kur do të realizohen aktivitete të reja stërvitore, por edhe për mundësitë që do t’u ofrojë poligoni të gjithë aleatëve që kërkojnë zona të tilla të mëdha trajnimi.

„Sot do të kemi mundësinë të shohim deri ku ka arritur puna me inxhinierët, por mendoj se mesazhi kryesor është se kur je pjesë e një aleance të fortë si NATO dhe kur ke aleatë ku mund të mbështetesh – bëhesh më mirë , ” tha Shekerinska.

Ambasadorja amerikane, Kejt Bërns, tha se ishte e impresionuar nga profesionalizmi dhe ekspertiza e ushtarëve, por edhe nga mënyra se si ata përgatitën për realizimin e stërvitjes “Goditje e Vendosur”.

“Çdo njësi amerikane që ka pasur mundësinë të stërvitet këtu në Krivolak, inxhinierët, planifikuesit, të gjitha kanë vetëm fjalë lavdërimi për potencialin e këtij poligoni dhe për aftësinë për të qenë nikoqir i stërvitjeve luftarake efektive dhe reale. Poligoni ushtarak Krivollak është një vlerë unike për Maqedoninë e Veriut, nuk është vetëm një vendndodhje për ju për të zhvilluar ushtrinë tuaj dhe përpjekjet e modernizimit dhe përgatitjen për pajisje të reja të tilla si JLTV dhe Stryker, por gjithashtu një mundësi për të bërë stërvitje edhe më komplekse me të gjitha partnerët dhe aleatët rajonalë në NATO, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ne jemi të kënaqur që shohim investimet tuaja në poligon, jemi shumë të kënaqur me qasjen tuaj për mundësinë e stërvitjeve në të ardhmen, dhe kjo është një nga arsyet pse, siç tha ministrja, ne investojmë në Krivollak sepse besojmë se nuk është vetëm një mundësi e shkëlqyeshme për stërvitjen që pason dhe e cila do të jetë shumë mbresëlënëse, por gjithashtu një mundësi për zhvillim të qëndrueshëm të Krivollakut që do ta mundësojë të përdoret për operacione dhe stërvitje komplekse rajonale në të ardhmen “, tha Bërns.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail