Shekerinska: Armata përfshihet në mbështetje të institucioneve shtetërore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

„Armata do të përfshihet shumë drejtpërdrejt në mbështetjen e të gjitha institucioneve shtetërore në trajtimin e pasojave të koronavirusit dhe do të jetë në ballë të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve kudo që të jetë e nevojshme”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. në konferencën e sotme për shtyp.

Shekerinska deklaroi se në përputhje me Dekretin e miratuar nga Qeveria, e cila në gjendje të jashtëzakonshme detyron Armatën të jetë plotësisht në mbështetje të organeve të ndryshme shtetërore, veçanërisht policisë, u krijua një shtab operativ midis policisë dhe Armatës dhe në të përcaktohen saktësisht mënyrat sipas të cilave Armata do të ndihmojë policinë tonë.

„ Fokusi kryesor në periudhën që vjen do të jetë në tre detyra:

Detyra e parë është të marrim plotësisht kontrollin e vijës kufitare me strukturat tona të policisë, gjegjësisht nga policia kufitare. Kjo nuk do të thotë që trupat do të kontrollojnë vendkalimet tona kufitare, policia do të vazhdojë të vendoset këtu, por e gjithë linja e quajtur e gjelbërt më parë në kufirin tonë do të kontrollohet dhe mbikëqyret nga personeli i Armatës për të parandaluar hyrjen dhe daljen e paligjshme në kufirin tonë. Kjo do të mundësojë që policia të tërheqë praktikisht një pjesë të forcave, një pjesë të pjesëtarëve të mund të tërheq nga kufijtë tanë pa ndonjë rrezik për vendin tonë dhe të përqendrohet në detyrat në shtëpi, brenda në vend.

Detyra e dytë e pjesëtarëve të Armatës do të jetë pjesëmarrja e përbashkët në ekipet mobile të policisë dhe Armatës që do të jenë në gjendje të kontrollojnë hyrjet dhe daljet nga vendbanimet, veçanërisht në rajonet e krizës, por edhe pikat mobile dhe pikat e kontrollit në fushat e angazhimit. Sipas dekreteve shtesë që sollëm, ekipet e përbashkëta të policisë dhe Armatës do të jenë në gjendje të ushtrojnë kontroll mbi respektimin e orës policore, respektimin e vetë-izolimit dhe, nëse nuk respektohet vetë-izolimi të merren masa të menjëhershme dhe të referohen këta persona në karantinë shtetërore dhe izolimin shtetëror.

Dhe detyra e tretë që Armata merr gjatë kësaj periudhe është të ofrojë siguri fizike për objektet vitale të siguruara deri më tani nga MPB. Në hapin e parë do të thotë që Armata do të marrë përsipër sigurinë e objekteve siç janë Asambleja e Shtetit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe lokacione të rëndësishme siç janë burgjet tona. Është e rëndësishme të ofrojmë sigurim në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, që askush most ë brengoset se a janë apo jo nën kontroll këto institucione korrektuese dhe ndëshkuese. Kjo nuk do të thotë që Armata do të marrë përsipër rolin e policisë së burgjeve, por do të thotë që ajo që policia dikur bënte me kontrollin e jashtëm, sigurinë e jashtme, tani do ta bëhet nga Armata”, tha ministrja Shekerinska.

Ajo sqaroi se Armata do të funksionojë vetëm në ekipe të kombinuara me policinë, pikërisht sepse policia është e stërvitur dhe trajnuar për t’u marrë me këto lloje të kërcënimit civil, por do të ofrojë një mbështetje të fortë numerike, me njerëz, me pajisje që policia të mund të kryejë këto aktivitete dhe detyra të zgjeruara.

Shekerinska informoi se edhe spitali për terren ROL-2 në pronësi të Armatës tani do të jetë plotësisht në funksion të shëndetit publik dhe do të vendoset në hyrje, ose në afërsi të Spitalit Infektiv, në mbështetje jo vetëm të forcave tona të armatosura, por para se gjithash në mbështetje të shëndetit publik.

Ministrja tha se prania e personelit të ushtrisë do të përmasohet në përputhje me situatën me virusin dhe me vendimet e qeverisë, dhe u bëri thirrje të gjithë pjesëtarëve të Armatës, ushtarëve dhe oficerëve, që të tregojnë angazhim maksimal në një kohë kur shteti duhet të mbështetet tek ata.

„Vendimet për angazhimin e Armatës në momente të këtilla nuk ishin të lehta. Por janë të justifikuara. Janë të justifikuar sepse e gjithë bota, jo vetëm ne, po përballet me një epidemi, një rrezik që askush nuk mund ta imagjinonte. Një epidemi dhe rrezik që kërkon që të gjithë të mobilizohemi dhe të përqendrohemi dhe kjo është arsyeja pse Armata me të drejtë ka vënë në dispozicion gjithçka që ka për të ndihmuar policinë, autoritetet shtetërore dhe tërë shtetin”, tha Shekerinska dhe në emër të Qeverisë, Ministrisë dhe Armatës falënderoi njerëzit nga shëndetësia që janë angazhuar maksimalisht në trajtimin e koronavirusit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail