Shtatë pjesëtarë të Armatës kthehen nesër nga misioni në Afganistan

Shtatë pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut që janë pjesë e misionit “Mbështetjes e Vendosur” të NATO-s në Afganistan nesër do të kthehen në vendin tonë.

Kthimi i tyre do të bëhet me një fluturim special të kompanisë kroate “Croatia Airlines” e organizuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë me qëllim kthimin e 11 pjesëtarëve të tyre në misionin ndërkombëtar në Afganistan.

Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të arrijnë nesër në mbrëmje dhe më pas do të transportohen në vendin tonë. Pas mbërritjes së tyre, në përputhje me rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ata do t’i nënshtrohen një karantine dyjavore e cila është e detyrueshme për të gjithë qytetarët që kthehen nga jashtë.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska falënderoi sot ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë Damir Krstiçeviq për veprimin e përbashkët dhe ndihmën në kthimin e trupave tona. Të dy ministrat konkluduan se kujdesi dhe shëndeti për pjesëtarët e forcave të armatosura janë prioritare në këtë kohë.

Një pjesë e rotacionit tonë ekzistues në misionin e NATO-s në Afganistan së shpejti do të kthehet në Republikën e Maqedonisë Veriore për shkak të zvogëlimit të përgjithshëm të forcave të Aleancës, përfshirë edhe kontigjentin turk në të cilin ne marrim pjesë, gjatë kësaj periudhe.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail