Trajnimi gjinor për zbatimin e Udhëzuesit për Mbrojtje nga Ngacmimi në Vendin e Punës për përfaqësuesit gjinor në Ministri dhe Armatë

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut punojnë në mënyrë intenzive në zbatimin e perspektivave gjinore dhe trajtim përkatës të të gjitha çështjeve lidhur me dhunën dhe ngacmimin në vend të punës në baza gjinore. Për këtë qëllim është miratuar edhe Udhëzuesi për Mbrojtje nga Ngacmimi në Vendin e Punës, në përputhje me politikat e NATO-s për parandalim dhe përgjigje ndaj eksploatimit dhe abuzimit seksual, kështuqë janë përcaktuar përfaqësues gjinor në të gjitha sektorët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe njësitë organizative të Armatës.

Sot, në Qendrën Rajonale të Marrëdhënieve me Publikun u mbajt seancë trajnimi me të gjithë përfaqësuesit e caktuar gjinorë për Udhëzuesin për Mbrojtje nga Ngacmimi në Vendin e Punës dhe për tema të tjera që lidhen me barazinë gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën. Trajnimi me këta njerëz është planifikuar të bëhet vazhdimisht, në disa faza. Faza e parë e trajnimit u zhvillua në disa seanca nga trajnues përfaqësues nga disa institucione që adresojnë këtë problematikë. Vesna Ivanoviq – Kastered, Shefe e UN Ëomen, mbajti një ligjëratë me temën “Nocione dhe Terminologji Themelore Gjinore dhe Mekanizmat Ndërkombëtarë”. Në seancën e dytë, pedagogë ishin Gjulten Mustafova dhe Antonio Mihajlov nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të cilët adresuan kornizën ligjore për mbrojtjen nga ngacmimet dhe diskriminimi. Psikologu David Tasevski u përqëndrua në pasojat psikologjike të ngacmimit dhe dha rekomandime se si të reagohet në situata të caktuara. Trajnuesit gjinorë të çertifikuar nga NATO nga Ministria e Mbrojtjes – Nënkolonel Antoniella Stankovska-Budimir dhe nënkolonel Ordançe Todorov prezantuan Udhëzuesin për Mbrojtje nga Ngacmimi në Vendin e Punës, duke shprehur të gjitha mekanizmat dhe procedurat në dispozicion të punonjësve nëse përballen me këtë problem në vendin e punës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail