Republika e Maqedonisë së Veriut – një vit anëtare e NATO-s

Në këtë ditë, një vit më parë, Republika e Maqedonisë së Veriut arriti suksesin e saj të madh historik! Me aktin e depozitimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit në Uashington, ne jemi bërë anëtarja e 30-të e plotë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike të sotme.

Rrugën e kemi nisur nga viti i largët 1993 me vendimin e Kuvendit për aderim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, gjegjësisht në NATO.

- Në Prill 1997 filluam procesin e PARP, ndërsa statusin e kandidatit për anëtarësim në NATO e morëm në vitin 1999 në Samitin e NATO-s në Uashington.

- Në gusht 2002, për herë të parë me dy paqeruajtës në misionin ISAF në Afganistan, Armata filloi pjesëmsrrjen në misionet e udhëhequra nga NATO.

- Më në fund, në Samitin e Brukselit në korrik 2018, ne u ftuam zyrtarisht të fillojmë negociatat e anëtarësimit për anëtarësimin në NATO.

- Disa ditë pas ftesës në seancën e 57-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua Deklarata për Mbështetje të Procesit të Aderimit në NATO.

- Protokolli i Aderimit në NATO u nënshkrua në 6 Shkurt 2019 dhe vetëm një javë më vonë, më 13 dhe 14 Shkurt 2019, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska mori pjesë për herë të parë në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut

- Procesi i ratifikimit të Protokollit të Aderimit në Kuvendet e të gjithë 29 aleatëve u krye në një mënyrë vërtet të përshpejtuar, pas së cilës në shkurt Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm i Armatës, Stevo Pendarovski nënshkroi Dekretin e shpalljes së Ligjit për Ratifikimin e Traktati të Atlantikut të Veriut, ndërsa më 20 mars, 2020 nënshkroi Instrumentin për Anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO.

- Më 27 Mars 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut së bashku me më të fuqishmit!. Jemi bërë zyrtarisht anëtare e plotë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë – NATO.

Sot, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut valon përpara Selisë së NATO-s në Bruksel, në Komandën e Forcave Aleate për Operacione në Shape – Mons dhe Forcat Aleate të Transformimit të Komandës në Norfolk, Virxhinia , ndërsa Maqedonia e Veriut si një anëtare e plotë merr pjesë në të gjitha proceset dhe aktivitetet e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike të sotme.

Sot (e Shtunë, 27 Mars) në kazermën “Ilinden” në Shkup, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremoni qendrore për të shënuar përvjetorin e parë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s.

Në ceremoni do të drejtohet presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe komandanti i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Robert Burk.

Ceremonia do të përfshijë disa stërvitje demonstruese dhe aktivitete të Armatës, përfshirë fluturimin e avionëve grek si pjesë e misionit “Policimi Ajror”, së bashku me helikopterët e Forcave Ajrore Maqedonase, pikën “Egzercir” të Gardës Ushtarake, rreshtimin dhe marshimin e eshallonëve nga njësitë pjesëmarrëse në misionet e drejtuara nga NATO, përfshirë pjesëtarët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.
Media që do të mbulojnë ngjarjen i presim të arrijmë në kazermën Ilinden deri në orën 10.00.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail