Republika e Maqedonisë së Veriut – Vendi-anëtar i 30-të i NATO-s

Poster za NATO
30-  Numër që duhet mbajtur mend. Maqedonia e Veriut anëtare e plotë e NATO-s!

Maqedonia e Veriut, atdheu ynë, anëtar i plotë i Aleancës së NATO-s. Rruga ishte e gjatë, gati tre dekada. Mirëpo ishim të vendosur, ishim të përkushtuar, ishim të përqendruar. Kishim një vizion të qartë shoqëror dhe politik se vendi ynë është në Aleancë.

Në vitin 1993, Kuvendi miratoi Vendim për Anëtarësimin në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, ose në NATO. Pas vetëm dy vjet, ne u bëmë pjesë e Partneritetit për Paqen dhe në vitit 1996 hapëm misionin tonë të përhershëm në Aleancë. Ne e morëm statusin e kandidatit për anëtarësim në NATO në vitin e largët 1999.

Në vitin 2002, Armata jonë filloi të kontribuojë në misionin e Aleancës në Afganistan (ISAF), që nga viti 2005 ne jemi bashkuar me Konceptin e Aftësive Operacionale të NATO-s, dhe dhjetë vjet më vonë kemi filluar të kontribuojmë në misionin e ri, thelbësisht të modifikuar të Aleancës, në Afganistan të quajtur ” Mbështetje e vendosur”.

Protokolli i pranimit në NATO u nënshkrua më 6 shkurt 2019, dhe pjesëmarrja e parë e një ministri maqedonas të mbrojtjes në një mbledhje të Këshillit të Atlantikut të Veriut ishte vetëm një javë më vonë, përkatësisht 13 dhe 14 shkurt 2019. Të njëjtin vit pasuan 2 pjesëmmarje shtesë, më pas pjesëmarrja e parë në Samitin e Lidershipit në fund të vitit, si dhe një pjesëmarrje tjetër e ministrit të Mbrojtjes, për herë të katërt, kah mesi shkurtit të këtij viti.

Procesi i ratifikimit të protokollit të pranimit në parlamentet e të 29 aleatëve ka lëvizur me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë. I pari u miratua nga Parlamenti Grek në 8 shkurt 2019, ndërsa ai i parafundit, në Parlamentin Francez, më 21 nëntor. Ratifikimi në parlamentin spanjoll është vonuar për shkak të ciklit zgjedhor të vendit, dhe u përfundua më 17 mars të këtij viti.

Më 20 mars, Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi Instrumentin e Pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Më 27 Mars 2020 Maqedonia e Veriut u bë anëtari i 30-të me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ëndrra dhjetëvjeçare është një realitet. Përpjekjet ka dhënë fryt. Guximi dhe përkushtimi janë shlyer. Atdheu, në paqe, siguri dhe prosperitet. Shteti i barabartë midis të barabartëve. Së bashku me më të fuqishmit!

MK zname vo NATO

Çfarë është NATO?

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) është një Aleancë ushtarako-politike që promovon vlera demokratike dhe u mundëson vendeve të saj anëtare të konsultohen dhe bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes, të zgjidhin sfidat fushën e sigurisë, të ndërtojnë mirëbesim dhe parandalojnë konfliktet. NATO është e angazhuar për zgjidhje paqësore të të gjitha çështjeve të hapura. Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit sugjeron solidaritetin midis të gjitha vendeve në fushën e mbrojtjes kolektive. “Një për të gjithë, të gjithë për një” – ky është thelbi i Aleancës më të fuqishme në botë.

FAKTOGRAFI

  • Viti 1949 –  THEMELIMI I NATO-S
  • 12 vende – themeluese (viti 1949): Belgjika, Kanada, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Portugalia, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
  •   Bashkangjitje:

o Viti 1952: Greqia dhe Turqia;

o Viti 1955: Gjermania;

o Viti 1982: Spanja;

o Viti 1999: Çekia, Hungaria dhe Polonia;

o Viti 2004: Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe

Sllovenia;

o Viti 2009: Shqipëria dhe Kroacia;

o Viti 2017: Mali i Zi;

o Viti 2020: Maqedonia e Veriut.

  • Numri aktual i Shteteve Anëtare: 30
  • Popullsia totale në vendet e NATO-s: ~ 940 miliona njerez (12,34% e popullsisë botërore)
  • Sipërfaqja totale e vendeve të NATO-s: 24,52 milion kilometra katrorë (16,32% të zonës totale të banueshme)
  • Produkti i Brendshëm Bruto i Shteteve Anëtare të NATO-s (2018): mbi 36 trilion dollarë.

Rruga drejt NATO-s

Për NATO-n

Ligji për Ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail