Ushtarët e kazermës Ilinden nga nëntori në objekte të rinovuara

Pas lëshimit në përdorim të ndërtesës së rinovuar dhe modernizuar në kazermat në Kumanovë, nga nëntori edhe disa njësi të Armatës në kazermat “Ilinden” në Shkup do të zhvendosen në ndërtesat e rinovuara në rrethin e kësaj kazerme. Batalioni për Nderime, Garda Popullore, Batalioni i Renxherëve, Batalioni për Lidhje dhe Batalioni i Tretë i Logjistikës do të vendosen në dy ndërtesa plotësisht të rinovuara në këtë kazermë.

Ministrja Radmila Shekerinska dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Vasko Gjurçinovski inspektuan rinovimin e objekteve. Në inspektim, ministrja Shekerinska u njoh me procesin e rindërtimit dhe ndërhyrjet shoqëruese që do të ndërmerren në mënyrë që pjesëtarët e Armatës që do të punojnë në këto objekte të kenë të gjitha kushtet e nevojshme për funksionimin. Për momentin, këto dy ndërtesa janë në një fazë të përparuar të rinovimit, dhe për disa ditë një ndërtesë tjetër në të njëjtën kazermë do të fillojë të rinovohet. Rindërtimi përfshin vendosjen e instalimeve të reja elektrike, hidraulike dhe ngrohëse. Dyshemetë, dritaret dhe dyert zëvendësohen, instalohet një fasadë e re me efikasitet energjetik, struktura e kulmit zëvendësohet dhe vendosen trotuare të reja rreth ndërtesave.

Vetëm një muaj më parë, në zonën e kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë, u vu në përdorim një ndërtesë plotësisht e rinovuar dhe e modernizuar sipas standardeve të NATO-s, e cila përdoret nga Brigada e Evropës Juglindore nikoqir i së cilës është Republika e Maqedonisë së Veriut. Ndërtesa e shkatërruar u shndërrua në një ndërtesë të bukur funksionale në kohë rekord, për të cilën Ministria e Mbrojtjes mori lavdata nga ekipi komandues i Brigadës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail