Rinovohen dhe pajisen plotësisht me teknologji të re laboratorët e Akademisë Ushtarake ku janë instaluar teknologji moderne për mësim të avancuar në distancë

Sot në ambientet e Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski”, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska së bashku me atasheun mbrojtës të Mbretërisë së Norvegjisë dhe përfaqësuesit e “Institutit Jefferson” realizuan inspektim në objektet arsimore të sapo rinovuara dhe të pajisura plotësisht për projektin e mësimit të avancuar në distancë.

Pas vizitës, ministrja Shekerinska dha deklaratë për mediat ku theksoi dy mesazhe kryesore: që si shtet ne jemi të gatshëm të jemi anëtar i Aleancës dhe se përgatitjet që bëjmë në procesin e anëtarësimit nuk kanë të bëjnë vetëm me aftësitë ushtarake dhe aftësinë fizike, por edhe mënyrën se si të reagojmë ndaj kërcënimeve të shekullit 21.

„Vërtetë ndjehem e lumtur që Ministria e Mbrojtjes kishte mundësi të marrë pjesë në një projekt të këtillë kaq të dobishëm, rëndësishëm dhe pozitiv të përbashkët me Norvegjinë, me projektin RADLI, me Institutin Xheferson, ku dëshmuam se bashkërisht vërtetë jemi më të fuqishëm dhe se ndihmohemi për të nxjerrë cilësi më të lartë dhe më të mirë. Kjo që shihni sot duket si një Akademi e vërtetë Ushtarake, një Akademi Ushtarake e shtetit anëtar të NATO-s, ku kadetët tanë do të kenë të njëjtat mundësi dhe mundësi që ofrohen në disa institucione shumë më të vjetra të kësaj natyre. Jam e lumtur që ne ofrojmë këtë investim në mësimin dhe cilësinë e punës për kadetët tanë të rinj, sepse ata do të jenë që do të nisin karrierën e tyre si oficerë të NATO-s dhe ata duhet të jenë më të përgatitur për këtë,” tha Shekerinska.

Ministrja Shekerinska shtoi se mbrojtja e Shekullit 21 kërkon teknologji të sofistikuar dhe koncept të ri të arsimimit.

„Kërcënimet në shekullin 21 janë të ndryshme, kështu që mbrojtja jonë duhet të jetë e ndryshme. Kjo mbrojtje përfshin shumë element kibernetik, kjo mbrojtje nënkupton teknologji më të sofistikuara dhe ndryshon plotësisht konceptin e arsimit. Unë jam me të vërtetë e lumtur që Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake tregojnë se janë në hap me kohën. Pi9kërisht kjo është arsyeja pse ju keni mundësinë të shihni pajisje dhe teknologji që do të edukojnë të gjitha brezat pasardhës“.

Shekerinska tha se trajnimet do t’ju ofrohen edhe institucioneve të tjera në vend, do të zhvillojnë komponentin rajonal të Akademisë Ushtarake dhe njoftoi një qëllim ambicioz – për ta shndërruar Akademinë Ushtarake në një akademi rajonale kibernetike që do të demonstronte investime në të ashtuquajturën “Mbrojtje e Zgjuar”.

Dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Orce Popovski theksoi se me implementimin e këtij projekti dhe teknologjisë moderne, procesi i shpërndarjes së diturive dhe qasjes në dituritë botërore është modernizuar dhe përshpejtuar.

Atasheu i Mbrojtjes i Mbretërisë së Norvegjisë, Egil Daltvejt tha se Norvegjia vazhdon të jetë një partner i fortë i Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i integrimit euro-atlantik të vendit.

- Donacioni që kemi ofruar është pjesë e përgatitjes së forcave tuaja për shekullin 21. Bëhet fjalë për një ndërmarrje të përbashkët në të cilën Akademia Ushtarake dhe Ministria punuan së bashku dhe investuan pothuajse aq para sa ne. Kadetët që hyjnë në Akademi tashmë kanë aftësitë themelore kompjuterike që ne nuk i kemi patur si fëmijë, dhe me mjetet që Akademia Ushtarake ka tani, ata do të jenë në gjendje të përdorin njohuritë e tyre për të mbrojtur më mirë Maqedoninë e Veriut dhe Aleancën – tha Daltvejt.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail