Renxherët e Armatës fituan hapësira të reja të rinovuara

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në kazermën „Ilinden“ vizitoi selinë e re të rinovuar të njësitit të armatës „Renxherët“ e cila shtrihet në mbi 4.000 metra katror sipërfaqe dhe ku në disa muajt e kaluar janë kryer punë intensive të rikonstruimit dhe modernizimit infrastrukturor të kësaj hapësire.

Duke i uruar „renxherët” për hapësirat e reja të rinovuara ministrja shprehu kënaqësinë se ata fitojnë kushte më të mira për punë dhe se kjo nënkupton një hap të ri në përmirësimin e standardeve në Armatë.

„Pasiqë përmbyllëm dhe rrumbullakuam objektin e ri të rikonstruar në Kumanovë,  objekti i renxherëvë të armatës është objekti i dytë i Armatës që është përmbyllur dhe rrumbullakuar plotësisht me rikonstruim të plotë. Kjo ndodh pas 50 viteve shfrytëzimi. Ky object, si edhe më parë, do të shfrytëzohet nga renxherët e armatës, njëri nga njësitet tona elitare”, tha Shekerinska dhe nënvizoi se investimet në infrastrukturën fizike, përveç se nënkuptojnë ngritje të standardit, shpiejnë edhe drejt ritjes së interest për profesionin ushtarak.

„Anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një shans dhe siguri për vendin, por është gjithashtu një përgjegjësi për funksionimin dhe kushtet e jetesës dhe punës së Armatës. “Kjo është arsyeja pse në tre vitet e gjysmë të fundit kemi investuar në bërjen e profesionit ushtarak më tërheqës duke rritur të ardhurat por gjithashtu duke rritur mundësitë për zhvillimin e karrierës në NATO dhe në vend”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se punimet e rindërtimit janë një nga përparësitë në mbrojtje, dhe në kazermat “Ilinden” në fazën përfundimtare të rindërtimit të plotë është një ndërtesë e dytë e madhe që do të strehojë gardën dhe njësinë e logjistikës, ndërsa njëkohësisht është duke u zhvilluar edhe rindërtimi i një objekti të tretë në këtë kazermë.

Rinovimi i objektit kushtoi 45.5 milion denarë, gjatë së cilës u instalua një instalim elektrik dhe ngrohje krejtësisht e re, u bë hidroizolim, rinovim i plotë i pajisjeve sanitare, betonim, dysheme të reja linoleumi, punime lyerje dhe njgyrosjeje dhe bravandreqëse. Në mënyrë që të ruhet efikasiteti i energjisë, është bërë një izolim i plotë termik, i cili përfshin zëvendësimin e të gjitha dyerve dhe dritareve dhe instalimin e fasadës termike.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail