Bisedë Shekerinska – Stoltenberg: Maqedonia e Veriut dëshmoi se është anëtare aktive dhe e besueshme e Aleancës

MO_Stoltenberg_2_resizeNë vitin e parë të anëtarësimit të plotë në NATO, Maqedonia e Veriut dëshmoi se është një anëtare aktive e Aleancës dhe ndan vlerat dhe parimet e përbashkëta të të gjithë aleatëve – u konkludua në një bisedë telefonike midis ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Rritja e buxhetit të mbrojtjes në 1.57% të BPV-së në vitin 2021, nga të cilat 25% janë menduar për pajisimin dhe modernizimin e Armatës, përparimin në procesin e integrimit ushtarak të NATO-s, pjesëmarrjen në misione dhe rritjen e kontributit në misionin e KFOR-it në Kosovë , legjitimojnë Maqedoninë e Veriut si një aleat të besueshëm në Aleancë me kontribut të konsiderueshme në përpjekjet e NATO-s për paqe dhe siguri dhe një faktor të rëndësishëm të stabilitetit në rajon – tha ministrja Shekerinska.

Shekerinska theksoi se integrimi ushtarak i vendit në Aleancë po vazhdon normalisht dhe shprehu besimin se megjithë sfidat e pandemisë së koronavirus, procesi do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Shekerinska falënderoi për mbështetjen e shpejtë dhe efikase nga Aleanca në përballjen me pasojat nga pandemia, e cila përfshiu, ndër të tjera, dhurimin e 60 respiratorëve transportues nga Fondi i Mirëbesimit i NATO-s në vlerë prej 1.4 milion euro.

„Mbështetja në përballjen me pasojat e koronavirusit që ka ardhur nga Aleanca ka treguar se solidariteti i fortë dhe niveli jashtëzakonisht i lartë i besimit midis Aleatëve janë forca kryesore lëvizëse e Aleancës. “Të gjithë për një dhe një për të gjithë nuk është vetëm angazhimi ynë, por është parimi mbi të cilin ndërtojmë unitetin,” tha ministrja.

Biseda telefonike e ministres Shekerinska me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Stoltenberg, u zhvillua vetëm një muaj para kremtimit të përvjetorit të parë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail