Promovohe video klipi i ri për afirmimin e barazia gjinore në Armatën

Në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në Ministrinë e Mbrojtjes u promovua një video e re e animuar për afirmimin e grave në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Videoja është prodhuar bashkë me Zyrën e UN Women në Shkup, ndërsa synon të tregojë se gratë dhe burrat në armatë janë të barabartë dhe se përparësi për Ministrinë e Mbrojtjes është të krijojë barazi dhe perspektivë të plotë gjinore në rradhët e armatës.

Në mbledhjen e sotme, koordinatorja e Grupit të Punës për Barazi Gjinore të Ministrisë, Katerina Stavreska dhe Shefja e Zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastared arritën në përfundimin se bashkëpunimi është në një nivel jashtëzakonisht të lartë dhe se ky bashkëpunim rezultoi në dokumente të rëndësishme për krijimin e sistemit për barazi të plotë gjinore në Armatë, siç janë Udhëzuesi i ri për organizimin dhe udhëheqjen e trajnimit gjinor, Rregulloren dhe Udhëzuesin për Mbrojtjen nga Ngacmimit, si dhe videon e sapo lëshuar.

Stavreska theksoi se Ministria punon intensivisht dhe në mënyrë të përkushtuar në fushën e barazisë gjinore, një shembull i të cilave, përveç dokumenteve të përmendura, është edhe vërtetimi dhe emërimi i 36 këshilltarëve gjinorë në Ministri dhe në të gjitha njësitë e Armatës, detyra e të cilave është të këshillojë udhëheqësinë, por edhe stafin për çështje të barazisë gjinore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail