Vazhdon mbështetja britanike për transformimin e Ushtrisë

Gjeneral brigade John Bauron i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar do të zëvendësojë gjeneral-brigade Hugh Lloyd Jones si Këshilltar i Armatës në procesin e saj të transformimit sipas standardeve të Aleancës. Për këtë qëllim, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja Britanike Rachel Galloway nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

„Ky është një shembull i vërtetë se aleanca jep rezultate. Ne jemi mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Armatës sonë në proceset më të rëndësishme të zhvillimit, siç është transformimi i saj,” tha ministrja Shekerinska.

Ambasadorja Galloway tha se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të vazhdojë dhe thellojë bashkëpunimin tashmë të vendosur në mbrojtje, i cili jep rezultate të shkëlqyera në transformimin e Armatës.

Gjenerali Bauron ka përvojë të gjerë në Forcat e Armatosura Britanike, ka shërbyer në operacione dhe misione në Bosnjë dhe Irak dhe ka qenë pjesë e Forcave të Sigurisë së Zhvillimit të Palestinez, në Bregun Perëndimor dhe nw Jeruzalem. Pozicioni i tij i fundit është në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ku ai gjithashtu udhëhoqi transformimin e Akademisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail