Pranohet donacion kinez me pajisje mjekësore mbrojtëse për nevojat e Armatës

Sot në kazermat në Gjorçe Petrov u prnU pajisje mjekësore mbrojtëse, e përbërë nga 62,000 maska mbrojtëse, 4200 syze mbrojtëse, 3,000 vizirë, 6,000 kostume dhe komplete mbrojtëse, doreza, pompa infuzioni, termometra elektrikë dhe 2 komplete helmeta termike, dhuruar nga Republika Popullore e Kinës, me vlerë totale prej rreth 250,000 euro.

Në pranim-dorëzimin e donacionit, sekretari i shtetit në Ministri, Dragan Nikoliq, falënderoi Republikën Popullore të Kinës dhe popullin kinez për, siç tha ai, për këtë gjest humanitar.

„Vetëm përmes aktiviteteve solidare, shkëmbimit të përbashkët të përvojave, mësimeve të nxjerra mund, të gjithë së bashku në rajon dhe globalisht, ta mposhtim këtë pandemi”, tha Nikoliq dhe kujtoi se pjesëtarët e Armatës për të cilët ky donacion është dedikuar që nnga fillimi i pandemisë tregoi nivelin më të lartë të gatishmërisë për t’u marrë me sfidat e paraqitura të koronavirusit.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, Zhang Xuo, theksoi se kjo është një mbështetje e sinqertë e popullit kinez në luftën kundër virusit dhe se donacioni tregon praktikisht bashkëpunimin midis dy ushtrive. Ambasadori kinez shprehu shpresën me një luftë të përbashkët ta mposhtim virusin sa më shpejt që të jetë e mundur.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail