Armata ripërtërihet: që sot, 70 ushtarë të rinj profesionistë në Armatë, vijon një konkurs për 200 të tjerë

„Armata evoluon, forcohet dhe më e rëndësishmja siç e shohim sot Armata jonë ripërtërihet. “Sot ju bëheni pjesë e institucionit më të vlerësuar, më të respektuar dhe me besimin më të madh në vendin tonë,” tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pranimin e sotëm të 70 ushtarëve të rinj profesionistë në kazermat “Ilinden”.

Shekerinska theksoi se investimet në Armatë në tre vitet e fundit kanë kontribuar për herë të parë, pas shumë viteve, të ketë interes jashtëzakonisht të lartë. “Për herë të parë, ne kishim 750 kandidatë për 70 pozicione për ushtarë – praktikisht 10 kandidatë për secilën pozitë. “Kjo tregon se investimi ynë në institucion, në kushte dhe pajisje më të mira, tashmë vihet re nga të gjithë,” tha ministrja.

Ministrja informoi se në ditët në vijim do të shpallet një konkurs i ri për pranimin e 200 ushtarëve të tjerë profesionistë, të cilët përveç se do të ripërtërijnë Armatën, do të krijojnë një kapacitet të ri në të cilin Armata dhe Ministria do të investojnë.

„Anëtarësimi në NATO, ardhja e Brigadës së Evropës Juglindore, pajisje të reja dhe rritje të pagave në Armatë, kontributi në gjendjen e jashtëzakonshme, pozicioni drejtues në transparencë dhe besimi i qytetarëve, e bënë vitin 2020 një vit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes,” tha Shekerinska.

 

Në ceremoninë me rastin e pranimit të ushtarëve të rinj morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i kazermës “Ilinden”. Me pranimin e sotëm të 70 ushtarëve, numri i përgjithshëm i ushtarëve të sapo rekrutuar në tre vitet e fundit është 630.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail