Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska: Me ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut ne kemi vulosur ekzistencën tonë si një shtet i pavarur, sovran, i qëndrueshëm dhe prosperues

„Me ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut për pranimin tonë në Aleancë, e ardhmja e atdheut tonë është e siguruar, është siguruar edhe sovraniteti dhe integriteti i tij. Në një kohë shumë të shkurtër, anëtarësia jonë do të certifikohet, duke vulosur kështu ekzistencën tonë si një shtet i pavarur, sovran, por tani i qëndrueshëm dhe prosperues. Numri 30 do të ketë kuptim të ri, si për ne, ashtu edhe për Aleancën,” tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp kushtuar votimit të Ligjit të Ratifikimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Kuvend.

Ministrja Shekerinska theksoi se me anëtarësimin në NATO ne bëhemi pjesë e një ombrellë të sigurisë që mbron një miliardë njerëz dhe shtoi se përparimi mund të matet si me shpejtësinë e ratifikimit në kuvendet aleate ashtu edhe me arritjet e brendshme.

„Në vetëm dy vjet e gjysmë kemi rritur pagën minimale për gati 60 përqind, paga mesatare ka pasur rritjen më të shpejtë dhe më domethënëse historike, një ekonomi prej minus 1.8 përqind, në vetëm dy vjet e gjysmë është rritur diku pak nën 4 përqind, papunësia ka rënë në vlerën më të ulët historike për 17 përqind, kemi krijuar mbi 60,000 vende pune”, tha ministrja Sekerinska, duke theksuar se këto janë vetëm një pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi jonë në NATO.

Anëtarësimi në Aleancë, tha Sekerinska, është gjithashtu arritje e qytetarëve, veçanërisht duke marrë parasysh që për herë të parë në histori si shtet i pavarur, një ide merr mbështetjen e një kaq numri të madh të qytetarëve, mbi 610,000. Dallimi i këtij realiteti, shtoi ai, është i dukshëm – sot nuk bisedohet pa praninë tonë, sot ne jemi ulur në të njëjtën tryezë me partnerët tanë, në të njëjtën mënyrë komunikojmë dhe mbrojmë pozicionin tonë, së bashku krijojmë strategji, japim ide si Aleanca të jetë më e fuqishme, si stabiliteti të jetë më i madh.

Ministrja Shekerinska shprehu kënaqësi që përfitimet e anëtarësimit në Aleancë e ndjenë kryesisht dhe drejtpërdrejt pjesëtarët e Armatës, veçanërisht përmes rritjes së buxhetit të mbrojtjes.

„Rritje gjashtëmbëdhjetë përqind e pagave, 7.500 denarë plus për qira, rritje 50% e pagave të ushtarëve profesionistë, pension në kushte më të favorshme, makineri të reja, pajisje të reja, mbështetje e re për Armatën. Të gjitha këto janë përfitime të drejtpërdrejta të anëtarësimit tonë në NATO,” tha ministrja Shekerinska.

“Dje u bindëm se të gjithë, fjalë për fjalë të gjithë, përfshirë kolegët nga VMRO-DPMNE, votuan për ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut në Kuvendin tonë. Pyes veten se si ndokush nga nesër, sot dhe pasnesër do të mbrojë përsëri prishjen e Marrëveshjes së Prespës dhe anulimin e anëtarësimit tonë në NATO. A nuk do të jetë kjo një gënjeshtër e re e turpshme para popullit dhe qytetarëve? Unë thjesht do të doja të shihja heroin i cili, pas një konsensusi të tillë në Kuvend, anulon votat e hedhura në Kuvend dje dhe të shoh atë që guxon të fshijë dhe anulojë suksesin tonë më të madh që nga pavarësia”, tha Sekerinska.

Ministrja Shekerinska theksoi se sfidat gjatë dy viteve e gjysmë të fundit nuk ishin të reja, por instrumentet për zgjidhjen e tyre ishin vërtet të reja. Ajo tha se sot flitet në gjuhën e cila krijon aleatë, e jo kundërshtarë.

„Vërtetë kemi lëvizur një mal të tërë. Një mal që ishte mes nesh dhe mundësive për një shtet më të mirë dhe për mundësi për përparim. Kur njoftuam planet tona ambicioze, e di që shumë, madje edhe ata që donin të besonin në to, e kishin të vështirë. Disa madje e konsideruan të pamundur. Ne i kemi mohuar ato,” përfundoi ministrja e Mbrojtjes Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail