Kryeministri Zoran Zaev udhëheq delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Takimin e Liderëve të NATO-s në Londër në shënimin e 70-vjetorit të Aleancës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Zoran Zaev do ta udhëheqë delegacionin e vendit tonë në përbërje të së cilës do të jenë zëvendësministrja e qeverisë dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendësministrj i qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov në takimin e liderëve të NATO-s i cili do të mbahet sot dhe nesër dhe në të cilin do të shënohet 70-vjetori i Aleancës.

Vend qendror në program është Takimi i Këshillit Veriatlantik (NAC) i shefave të shteteve dhe qeverive të mërkurën në ditën e dytë të Samitit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Zaev, me çka Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet në nivel më të lartë në punën e trupave të Aleancës, pasi në muajin shkurt të këtij viti u nënshkrua Protokolli për Anëtarësim, që deri më tani e kanë ratifikuar 28 anëtarë të NATO-s.

Me pjesëmarrjen në takim të liderëve të vendeve anëtare, Maqedonia e Veriut e konfirmon përcaktimin për zbatim të plotë të parimeve për siguri të përbashkët dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike me aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike e bazuar në vlerat demokratike, si bazë për prosperitet të përbashkët dhe për progress të vendeve anëtare.

Anëtarësimi i afërm i plotë në NATO është realizimi i qëllimit strategjik të vendit tonë të përshkruar me konsensus në vitin 1993 dhe mundëson kushte ideale për zhvillim të përforcuar dhe të përshpejtuar ekonomik.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot do të marrë pjesë edhe në panelin “Bisedime – Mbrojtja dhe Parandalim në Epokën e Re” në kuadër të konferencës “NATO angazhohet: Inovimi i Aleancës” (“NATO Engages: Innovating the Alliance”).

Krahas kryeministrit Zaev në panel folës do të jetë edhe presidenti i Polonisë, Andzhej Duda.

Kryeministri Zaev dhe anëtarët e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë samitit dyditor të NATO-s në Londër do të realizojnë edhe shumë takime bilaterale.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev është ftuar edhe në pritje tek mbretëresha Elizabeta në Pallatin e Bakingamit, që organizohet në për të gjithë delegacionet, në nder të takimit të liderëve të NATO-s, si dhe në darkë për shefat e shteteve dhe qeverive që e organizon kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail