Kryeministri Zaev në Takimin e Liderëve të NATO-s: Vulosim vendin tonë midis aleatëve të bashkuar për liri, paqe dhe demokraci

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me një delegacion të përbërë nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot morrën pjesë në Takimin e Liderëve të NATO-s në Londër me rastin e 70 vjetorit të Aleancës dhe në fjalimin e tij si folësi i 30-të, theksoi se ngjarja riafirmon angazhimin e përbashkët të Aleatëve për sigurinë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë zonën euro-atlantike, gjë që u mirëprit nga liderët e Aleancës.

Kryeministri Zaev në një takim të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në prani të liderëve të tjerë, krerëve të shteteve dhe/ose qeverive të shteteve anëtare të Aleancës theksoi se qëllimi strategjik i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO për shumë breza të vendit tonë po bëhet realitet.

Zaev shprehu kënaqësi dhe vlerësim për ritmin e shpejtë të ratifikimit të Protokollit të Pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si provë e fortë se sa është i mirëpritur vendi ynë në familjen transatlantike.

Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të marrë përsipër detyrimin si një anëtar i plotë për të kontribuar në përgjigje ndaj ndryshimit të sfidave shumëdimensionale të sigurisë që janë përpara NATO-s.

Në këtë drejtim, kryeministri Zaev tha në takimin e liderëve të NATO-s në Londër, Maqedonia e Veriut ndërmerr procese transformuese të reformave për një parashikim stabil dhe të qëndrueshëm të financimit të mbrojtjes dhe ndarjes së barabartë të përgjegjësive me një rritje të buxhetin të vendit për mbrojtje prej 0.2% nga PBV në vit për të arritur 2% të PBB-së deri në vitin 2024. Një pjesë e rëndësishme e kësaj ndarje, rreth 23%, i kushtohet modernizimit të Armatës.

Kryeministri Zaev kujtoi se Armata e Maqedonisë së Veriut ka marrë pjesë aktive në misionet e NATO-s në Afganistan që nga vit 2002, dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj si një partner i besueshëm i NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Në fund të fjalimit të tij, ai theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një faktor stabilizues për rajonin dhe një shtysë për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që kanë shprehur përkushtimin e tyre për t’u bërë anëtarë të Aleancës, dhe shprehu shpresën që në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Maqedonisë. përpara selisë së NATO-s, në mënyrë simbolike do të vuloset vendi ynë midis aleatëve të bashkuar për liri, paqe dhe demokraci.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail