Shekerinska në Qendrën e Trajnimit të Pilotëve: Ofrojmë mësimdhënie shumë cilësore fluturimi, ftoj të rinjtë të aplikojnë në konkursin e hapur

Sot, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nga Qendra e Trajnimit të Pilotëve, i thirri të gjithë qytetarët e rinj të vendit tonë me diplomë universitare dhe 180 kredi të marra për të aplikuar në konkursin e hapur për pranimin e kandidatëve dhe pas përfundimit të trajnimit për t’u bërë pilot në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qendra për Trajnimin e Pilotëve, tha ministrja, është një nga kapacitetet më moderne në rajon për mësim dhe trajnim të pilotëve ushtarakë. Ajo shtoi se me ndryshimet në ligj që do të dërgohen në Kuvend, do të mundësojnë që kandidatët të marrin kompensim financiar edhe gjatë trajnimit.

„Me ndryshimet në ligj, ne rregullojmë pjesën e kompensimit financiar dhe në këtë mënyrë do të kemi më shumë shanse për të siguruar një personel më cilësor dhe prej tyre të kemi mundësi për të fituar pilotët e shkëlqyer “, tha ministrja.

Kolonel Valentin Ivanovski, udhëheqës i Autoritetit të Aviacionit Ushtarak në Ministrinë dhe projekt-menaxheri i Qendrës, theksoi se kjo Qendër me pajisjet e saja dhe metodat që zbaton u mundëson kandidatëve menjëherë të inkuadrohen në Brigadën e Forcave Ajrore dhe t’i pranojnë standardet e NATO-s.

Angel Vladimirov dhe Ljubomir Panev, sot kapetanë në Armatë, ndërsa më parë kadetë në Qendrën e Trajnimit të Pilotëve, thanë se kjo qendër ofron trajnim në nivel botëror, që kërkon shumë angazhim dhe energji, por edhe se ndjenja e “të paturit një pamje ndryshme nga dita në ditë nga zyra e punës” është e papërshkrueshme. Ata u bënë thirrje të rinjve të mos humbasin këtë shans dhe të aplikojnë në konkursin e hapur.

Deri tani në Qendër janë trajnuar 24 pilotë, prej të cilëve 13 për nevojat e Armatës, 9 për Ministrinë e Brendshme dhe 2 për nevojat e aviacionit malazez. Kapaciteti i Qendrës është i njohur globalisht – deri më tani simulatorët më modernë të helikopterëve Mi-24 dhe Mi-8/17 janë përdorur nga pilotët nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Bullgaria, ndërsa për nevoja komerciale nga pilotë nga Polonia, Nigeria dhe Kameruni.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail