Maqedonia e Veriut në mesin e 11 aleatëve që inicuan nismën për krijimin e një rrjeti të NATO-s për trajnim fluturimi në Evropë

Slika_potpisuvanjeMinistrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, së bashku me 10 ministra të tjerë të mbrojtjes nga vendet anëtare të Aleancës, nënshkruan një letër qëllimi për të filluar një iniciativë shumëkombëshe për krijimin e një strukture për trajnime fluturimi të NATO-s në Evropë.

Kjo iniciativë do të mundësojë krijimin e një rrjeti të Qendrave të Trajnimit të Pilotëve që do të plotësojnë nevojat e disa aleatëve në trajnimin e pilotëve evropian, të cilët vetë nuk zhvillojnë kësi lloji kapaciteti. Ky rrjet do të ketë një ndërveprim akoma më të madh midis aleatëve, do të zvogëlojë koston e trainjmit të pilotëve dhe është një shembull i vërtetë i konceptit të ndarjes së ngarkesave midis vendeve anëtare të NATO-s.

Maqedonia e Veriut në këtë iniciativë përfshin Qendrën e Trajnimit të Pilotëve, e cila përfshin dy simuluesit e modernizuar për helikopterët Mi-17 dhe Mi-24.

Ministrat e mbrojtjes të Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Greqisë, Hungarisë, Malit të Zi, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës, Turqisë dhe ministrja Shekerinska nënshkruan letrën e qëllimit praktikisht menjëherë pas takimit ministror të NATO-s.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail