Nënshkruhet marrëveshje teknike për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Republikës së Greqisë nënshkruan sot në Thessaloniki një Marrëveshje Teknike për Mbikëqyrjen e Hapësirës Ajrore. Marrëveshja, e cila u nënshkrua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Vasko Gjurçinovski dhe Shefi i Mbrojtjes, gjenerali Hristos Hristodulu, është një zyrtarizim i misionit ” Air– policing”, i cili do të zbatohet në koordinim me NATO-n. Marrëveshja e nënshkruar buron nga Marrëveshja e re e Bashkëpunimit të Mbrojtjes, e nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Evangelos Apostolakis, gjatë një vizite në prill nga një delegacion i lartë qeveritar i Greqisë në vendin tonë.

Përndryshe, në muajin maj me dy fluturime në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga avionët F-16 të ushtrisë greke, është kryer fluturimi i parë provë për misionin e NATO-s “Air policing”, në mënyrë që të kontrollohet komunikimi dhe mbulimi me radar në hapësirën tonë ajrore.

Misioni “Air-policing” është një përfitim ekskluziv që vlen vetëm për vendet anëtare të Aleancës dhe përfshin përdorimin e sistemit për monitorim të hapësirës ajrore dhe menaxhimin me sistemin e kontrollit të komandave të forcave ajrore me forcat dhe mjetet përkatëse të mbrojtjes kundërajrore, përfshirë avionët luftarak. Qëllimi është mbrojtja e integritetit të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s.

Edhe anëtari i fundit i NATO-s, Mali i Zi, gjatë anëtarësimit në NATO, nënshkruan marrëveshje teknike për  „Air-policing” me Greqinë dhe Italinë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail