Sekerinska dhe Daltueit nënshkruan Protokollin për Donacion nga Norvegjia për Maqedoninë e Veriut: ndihmë gjithsej 300,000 euro për Armatën

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe attasheu norvegjez i Mbrojtjes Egil Daltueit nënshkruan Protokollin për Donacion nga Mbretëria e Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në furnizime mjekësore në shumë prej 100 mijë euro. Këto fonde janë plotësim i 200 mijë eurove që Norvegjia ka siguruar tashmë përmes Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe prokurim.

Shuma totale prej 300 mijë euro do të përdoret për të siguruar pajisje mjekësore dhe pajisje për spitalin mobil ROLE 2 MTF, i cili edhe është një donacion norvegjez, dhe të cilin Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e kanë ngritur pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup me çka u mundësran 130 – 200 shtretër spitalor shtesë.

Hapi i Norvegjisë është një tjetër në një seri shembujsh pozitiv të ndihmës dhe mbështetjes së anëtarëve të NATO-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut si një mirëseardhje e sinqertë për vendin tonë në Aleancë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail