Nënshkruhet marrëveshje për donacion me Republikën Çeke për pjesëtarët e Armatës

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, nënshkroi Marrëveshjen për Donacion nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Çeke, e nënshkruar më parë nga zëvendës ministri çek i Politikave të Mbrojtjes dhe Strategjisë, Radomir Jahoda.

Në nënnshkrimin e Marrëveshjes morri pjesë edhe ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, SHT. Miroslav Toman.

Para nënshkrimit, zëvendës ministri Maksuti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe të Republikës Çeke, duke theksuar se bashkëpunimi midis dy vendeve ka qenë në një nivel të lartë vitet e fundit dhe pret që ajo të thellohet në periudhën e ardhshme. Me këtë rast, ai tha se Armata ka luajtur një rol kyç në zbatimin e masave të Qeverisë në trajtimin e pandemisë dhe edhe një herë falënderoi për këtë donacion në shumën totale prej rreth 190,000 euro, i cili është dedikuar për pjesëtarët tanë.

Donacioni do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve të njësisë së mbrojtjes atomike, biologjike, kimike (MABK).

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail