Shekerinska – Brun Hansen: Norvegjia do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në tranzicionin e saj drejt NATO-s

Një delegacion i Forcave të Armatosura (FA) të Mbretërisë së Norvegjisë, i udhëhequr nga SHSHP i FA të Mbretërisë së Norvegjisë, në kuadër të vizitës zyrtare dy-ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, admirali Hansen u prit nga nikoqiri i tij, Shefi i Shtabit, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurčinovski, pas së cilës realizoi takim me zëvendëskryeministren e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Në takimin me Ministren Shekerinska, na ana norvegjeze u shpreh gatishmëri për të ndarë përvojën e tyre dhe ofruar mbështetje vendit tonë në përshtatjen me standardet e NATO-s dhe kalimin e përgjithshëm në Aleancë. Ministrja Shekerinska u falënderuar për ratifikimin e protokollit të pranimit të vendit tonë në NATO nga Norvegjia, si dhe për mbështetjen e deritanishme, dhe shprehu besim se e njëjta do të forcohet dhe thellohet. U konkludua se bashkëpunimi rajonal është një instrument i rëndësishëm në krijimin e stabilitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të vendeve. Në këtë kontekst, u theksua se anëtarësimi në NATO forcon bashkëpunimin rajonal, me ç’rast bashkëpunimi me vendet skandinave u përmend si një nga shembujt më të suksesshëm në botë.

Gjatë takimit zyrtar, gjenerali Gjurçinovski shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e arritur dhe mbështetjen e vazhdueshme të FA të Mbretërisë së Norvegjisë, duke shprehur shpresën për zgjerimin e bashkëpunimit të arritur dhe për gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit gjatë periudhës së ardhshme.

Admirali Brun-Hansen theksoi se bashkëpunimi i gjatë me ushtrinë tonë është vlerësuar si domethënës, duke treguar se anëtarësimi ynë i plotë në NATO do të përmirësojë gjithashtu formën e bashkëpunimit dypalësh ushtarak.

Gjatë takimit, delegacioni nga Mbretëria e Norvegjisë u njoftua me procesin e transformimit të Armatës, pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, përdorimin e kapaciteteve të PU Krivollak për aktivitete stërvitore, si dhe u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy ushtrive.

Gjatë vizitës, SHSHP i FA të Mbretërisë së Norvegjisë do të realizojë takim me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe do të vizitojë disa nga komandat dhe njësitë e Armatës të vendosura në kazermat e Ilindenit, përfshirë Forcat Mjekësore Ballkanike, ku do të njihet me misionin dhe detyrat e tyre.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një bashkëpunim shumë të mirë me FA  e Mbretërisë së Norvegjisë, gjë që parasegjithash është domethënëse nga pjesëmarrja e ekipit tonë kirurgjikal, i cili mori pjesë në Spitalin Norvegjez për Terren nga 2008 deri në 2012 në Mejmana, Afganistan. Mbretëria e Norvegjisë ka dhuruar Spitalin për Terren Lehtë të  Manovrueshëm e cila është pjesë e Armatës sonë, pajisje të sofistikuara telekomunikuese, pajisje mjekësore dhe pajisje kompjuterike, si dhe mentorim dhe mbështetje financiare për Projektin ,,Lepeza” dhe Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail